Maqedonia bën ‘në një mendje’ politikën shqiptare te “Ligjet”

Leda Hysa

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot me konsensus projektligjin që do i japë dritë jeshile nga pala shqiptare, Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në mbledhjen e Komisionit të gjithëve deputetet, si të maxhorancës dhe të opozitës dhanë konsensusin e tyre për këtë ligj.

Por deputetja e LSI-së, Silva Caka i kërkoi zëvendësministres së Jashtme, Artemisa Dralo që kur të rikthehet në zyre të rishikojë simbolet kombëtare, shkruan Panorama.

Edhe deputeti i PD-së, Gent Strazimiri shprehu dakordësinë duke akuzuar edhe qeverinë se po rrezikon qëndrimin e Shqipërisë në NATO. Sipas tij, “rrezikojmë të na nxjerrin nga dritarja e NATO-s”.

Ndërsa PD u largua, i vetmi përfaqësues ishte Strazimiri i cili, pas fjalës së tij tha se do shkonte të takohej me qytetaret, duke bërë ftesë për pjesëmarrje më 16 shkurt.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *