Maqedonia, DASH: Liderët politikë të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës aktuale

redaktor
WASHINGTON, D.C. - DECEMBER 29: US State Department spokesman Jeff Rathke gives the daily briefing to the press at the U.S. Department of State in Washington, D.C. on December 29, 2014. (Photo by Samuel Corum/Anadolu Agency/Getty Images)

Për situatën më të fundit në Maqedoni ka reaguar këtë të martë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes zëdhënësit të tij, Jeff Rathke.

Zoti Rathke theksoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet në Maqedoni dhe “së bashku me partnerët europianë janë në bisedime të ngushta me qeverinë dhe liderët politikë për të shprehur shqetësimet mbi krizën aktuale politike”.

Zëdhënësi I DASH, teksa u kërkoi të gjitha palëve në Maqedoni “të respektojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga dhuna”, përshëndeti vendimin e javës së kaluar të qeverisë maqedonase për të zëvendësimin e ministrave dhe zyrtarëve të implikuar.

Zoti Rathke theksoi se “liderët e Maqedonisë duhet të punojnë sëbashku dhe të angazhohen në dialog mbi çështje që ekzistojnë aktualisht, përfshirë reformat e domosdoshme dhe zgjidhjen e krizës aktuale politike.

Share This Article
2 Comments
  • NUK eshte e drejte dhe as normale kjo gjuhe me Gruevskin.ATJE kane ndodhur vrasje,pergjime,denime te paligjshme shkelje te drejtave te njeriut,korrupsion etj ka akuza te drejtperdrejta shteti ka kaluar ne diktature.QEVERI TEKNIKE,HETIME ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME.ne te kundert IZOLIM NGA BOTA E TE MOS NJIHET QEVERIA FASHISTE E GRUEVSKIT. QE PER KARRIGE TE VET NUK DO AS MAQEDONASIT AS SHQIPTARET I VRET E PRET PA PIK MESHIRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *