Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski i është shtuar listës së gjatë të politikanëve që kanë kundërshtuar me forcë korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.
Në një takim që presidenti dhe ministrie mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut zhvilluan me shefin e shtatmadhorisë së ARM, Pandervoski tha se një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme shtesë mes dy shteteve, duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në afrimin e paqes dhe bashkëjetesës dhe duhet të lënë mënjanë ndasitë dhe problemet e forta që kanë mes tyre.
Presidenti Panderovski është shprehur: “Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditët e sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”.
Në vijim të kësaj deklarate ministrja e mbrojtjes e shteti fqinj, Radmilla Sheqerinska, tha se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht edhe në vendet e tjera të rajonit.
“Edhe ne por edhe i gjithë rajoni jemi të vetëdijshëm që cënimi i sigurisë tek fqinjët tanë gjithmonë ka pasoja negative. Në vend që të frikësohemi si shtet dhe si qeveri vendosëm që të marrim masa. Prandaj në vitin 2017 fokusin tonë e vendosëm në anëtarësimin në NATO, që ta sigurojmë shtetin tonë dhe të kemi garancinë plotësuese të sigurisë edhe në rast të jo-stabilitetit rajonal” mbështeti presidenti Panderovski ministrja, raporton Dita duke iu referuar Alsat.
e.ll./dita

Presidenti Panderovski është shprehur::
“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21.
Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditët e sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”.
Ju lumte president Panderovski, me gjase ju do te keni gjak shqiptari dhe me gjase ju duhet te keni preardhje shqiptare sepse , ju sakte e keni kuptuar se levizja e cfardo kufiri ne Ballkan dhe cilit do kufi mese shteteve te ish Jugosllavise eshte parakushte per krijimin e Serbise se Madhe , krijese antishqiptare te cilen pretendoi ta krijoje Millosheviqi me luftra te pergjakeshme ne ish Jugosllavi ne vitet ’90-’99 por qe me fircen e NATO u pengua.
Sot pase ardhesit e Millosheviqit ne Serbi me disa shqiptar mjeran per interesa persinale pretendijne , ne forma te ndryshme edhe me”korigjim” kufijsh ta qojne deri ne fund projektin e Millosheviqit per krijimin e Serbise se Madhe e qe presidenti maqedonoverior Panderovski , miku i shqiptareve e ka identifikuar qellimin e forcave te shkaterrimit te Ballkanit