Në Maqedoninë e Veriut, këtë të dielë kanë arritur 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 që janë porositur nga Rusia për vaksinimin.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se këto doza do tu jepen të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe kategorive të tjera. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë arritur vetëm rreth 8.000 doza të Pfizer, edhe atë si ndihmë nga Serbia.
Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ministri Filipçe, deklaroi se institucionet po e ndjekin me vëmendje situatën, por se për momentin nuk ka ndonjë plan për mbyllje apo masa.
“Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.
h.b/dita
