Maqedonia e Veriut në NATO, edhe Komisioni i Jashtëm voton unanimisht

Leda Hysa

Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni i Jashtëm.

Me një frymë të gjerë konsensusi anëtarët e maxhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit  të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas dy qëndrimeve pozitive në dy komisionet parlamentare të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO. Ne seancë do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Jo se nuk jam dakord me voten unanime te anetaresimin te Maqedose se Veriut ne Nato, por vetvetiu te lind pyetja, kur ka ndodhur me keta te degjeneruar politikane shqiptare te 28 viteveve dhjerokraci, te kene qene unanim per te bere ligje dhe politika ne favor te shtetasve te tyre,vec rastit unik te detyruar forcerisht nga Nderkombetaret per votimin e Reformes ne Drejtesi?nese keta servile te nderkombetareve do kishin kontribuar per te qene unanime vetem 20%per interesat e popullit dhe vendit te tyre,Shqiperia do kishte 15 vite anetare e BE,ptuuuu bushtra politikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *