Në Maqedoninë e Veriut, sot nisi dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupe të caktuara të shoqërisë.
Dozën e tretë të vaksinës Pfizer do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, si dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy doza të paktën gjashtë muaj më herët.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që ta marrin dozën e tretë të vaksinës.
“Punonjësit shëndetësorë do të vaksinohen në kuadër të organizatës shëndetësore, kurse personat me probleme të imunitetit, me vërtetim të mjekut mund të shkojnë në çdo pikë vaksinimi”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
j.l./ dita
