Shkupi i përgjigjet Tiranës: Kërcënimet s’janë në frymën e vlerave evropiane

Bledar Lumani

Ministria e Jashtme maqedonase ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria mund të vërë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit

“Bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe pretekstet nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për stabilitetin e rajonit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë së Maqedonisë dhe rregullimit kushtetues.

Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Nevojitet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e qartë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Të gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat për ofrimin e preteksteve kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitet në rajon.

Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në përforcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët dhe partnerët tanë në interes të përparimit në rajon“, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme maqedonase.

Share This Article
9 Comments
  • Eeeee i dhjeri te jep ment, shtet diktatorjal te ben edhe moral te tregon rregullat ne demokraci,te kujton diktaturen qe fliste per shtete kapitaliste e revizioniste.

  • IZOLIMI I MAQEDONISE DHE MINIMI I PERPJEKJEVE TE SAJ PER ANETARESIM NE NATO DHE BE ESHTE POLITIKA E PUTINIT.

    LLAVRO-JA E THA PUBLIKISHT NE KONFERENCE PER SHTYP KETE GJE.

  • Po,pse nuk na thone njehere pse nuk po bejne perpjekje per implementimin e marreveshjes se Ohrit.A nuk ishin ato vete ne vitin 2001 qe nenshkruan ate marreveshje?!! Pse tani nuk bejne as me te voglen perpjekje per zbatimin e pikave te kesaj marreveshje.A kontribuon kjo sjellje e tyre “ne interes te perparimit ne rajon”,sic thone vete ato.Nderkombetaret duhet t`u terheqin vemendjen e t`i bejne qe ,nese duan, te ecin ne rrugen e duhur drejt Europes.Nese s`duan,le te ecin ne rrugen qe kane percaktuar vete,por, pa shkelur te drejtat e etnive te tjera,e aq me teper te etnise shqiptare,qe ne Maqedoni kjo etni eshte me te drejte SHETFORMUESE.

  • Fjalet ne leter te gruevskit, si pambuk,,,,bemat e tij ne realitet lufte e pashembullt shtetit te tij mbi shqiptaret.
    Tipik sllavo-orthodoks,katunar ballkani.
    Mbeshtetje te plote per deklaraten e Kryeministrit te shqiptareve,Edi Rama dhe uroj ,ne vijim,asnje cedim nga kjo deklarate,sepse me gruevskin dhe mentored e tij ruso-serbe,ne prapaskene,nuk ka rruge tjeter procedimi.

  • TE NJEJTEN GJE. KRYEMINUSTRI I MALIT TE ZI DJUKANOVIC ASIMILON SHQIPTARET NE MAL TE ZI DHE DY QEVERI SHQIPTARE HESHTIN ME PRETEKST SE MALI I ZI DUHET TE BEHET ANTAR I NATOS DHE BE. KESHTU SALI BERISHA PRANOI MALIN E ZI DHE MAQEDONINE PA ASNJE KUSHT. DUHET PERKRAHUR ANTARSIMI NE NATO POR JO ME CMIM TE ZHDUKJES TE SHQIPTAREVE. VEPRIM NE “BAD FAITH” E UDHEHEQESIVE MAQEDONASE DHE MALAZEZE.

  • Dy Qeverite, ajo shqiptare dhe kjo Kosovare,jane fajtore ndaj Shkupit,ose IRJM, sepse te dyja pa asnje kusht,shpejt e pamaturi bene njohjen e IRJM shtet. Andaj, IRJM shtet pa idntitet, te vetequajturit Maqednet, poashtu pop[ull-ko9mbe pa identitet kombetar,gjuhesore e fetar,jane te trimeruar ndaj shqiptareve, te cilet respektojne me shume se qe emritojne ky “milet” e kjo sajese shteterore e kombetare.Andaj qe prej kohesh eshte dashur,te kushtezohej pranimi shtet i kesaj Sajese farse. dhe prej kohesh mos te ndihet respektimi i tepruar,sic ndoshi deri tash.qe t’i ndalet hovi urrejtes i kesaj sajese ndaj shqiptareve,sic pio del e po perjetohet sot.Faji eshte shqiptare, vetem se nderuam te pandershmin, respoektuam te parespektuarin, qe tash kur kryen dhune ortodokes mesjetare ndaj shqiptareve,na jep “leksion” demokratike “civilizues”.

  • Pro te vrasesh shqiptare more minister I mqedhjenise a eshte ne “frymen e vlerave Evropiane?
    Si mendon zotrote? Qepe sqepin dhe shiko zbato marveshjet dhe konventat nderkombetare. Mos bej alibi se nuk I ha njeri. Vetem Ruset keni krahe, dhe ata jan gjysmake…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *