Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Maqedonia në kaos dhe krizë politike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Maqedonia në kaos dhe krizë politike
AktualitetBote

Maqedonia në kaos dhe krizë politike

anazapta
Published December 22, 2012
Share
SHARE

Kaos, krizë politike dhe paralajmërime për “pranverë arabe” janë zërat dhe akuzat e partive politike ditëve të fundit në Maqedoni. Partitë e pozitës dhe opozitës kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës, duke ashpërsuar fjalorin politik, pas situatës së krijuar lidhur me bllokimin e miratimit të projekt – buxhetit për vitin 2013, informon sot agjencia e lajmeve INA.

Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare përmes mbi 1300 amendamenteve ka bllokuar shqyrtimin dhe miratimin e projekt – buxhetit, ndërsa LSDM ka propozuar projekt – buxhetin e saj si buxhet kursyes. Partitë shqiptare RDK dhe PDSH kanë propozuar mbi 600 amendamente, që kanë të bëjnë me projekte dhe investime në zonat shqiptare dhe rritjen e buxhetit për projekte shqiptare në të gjitha sferat.

Maxhoranca ka theksuar se nuk heq dorë nga projekt–buxheti i propozuar dhe se ai është buxhet i projektuar social–ekonomik dhe zhvillimor, në rrethanat e krizës ekonomike.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi dje se LSDM-ja ka sjellje të pakuptimtë dhe të dëmshme për qytetarët e Maqedonisë. Ai ka drejtuar akuza në adresë të liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke theksuar se ai niset nga interesat personale dhe se ka paramenduar bllokada, nënçmime dhe krijimin e kaosit. “Ai po mendon se si të bllokojë, si të krijojë kaos dhe zhgënjim te qytetarët nga qeveria”, deklaroi Gruevski.

Nga LSDM theksojnë se nuk kanë qëllime për skenare greke apo kaos, por mbrojnë interesat e qytetarëve. “Çështja kyçe është se pse VMRO-DPMNE në mënyrë shumë insistuese po lufton që me çdo çmim të marrë kredi të reja dhe të fusë vendin në një skenar grek. Ne kemi projekt – buxhetin e propozuar me kursime prej 204 milionë euro, që po të pranohet ky buxhet, nuk ka nevojë për borxhe apo kredi. Ky është edhe interes i qytetarëve dhe qeveria të heqë dorë nga lukset dhe interesat e veta”, deklaruan përmes një komunikate nga LSDM-ja. Nga kjo parti kanë paralajmëruar se Gruevski në këtë mënyrë do të përballet me qytetarët në një “pranverë arabe”. Një nga anëtarët e kësaj partie, Stevçe Jakimovski, deklaroi sot në një intervistë për “Fokus” se “Gruevski, të pret pranvera arabe”.

Gati një javë para mbylljes së këtij viti, Parlamenti akoma nuk ka miratuar buxhetin 2013, pas katër takimeve bashkërenduese me partitë për të zhbllokuar situatën. Në rast të mosmiratimit të buxhetit, vendi do të përballet me probleme sociale dhe ekonomike, në mungesë të rrogave, pensioneve dhe të ardhurave të tjera.

anazapta December 22, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?