Maqedonia në zgjedhje më 5 qershor

Elton Tafaruci

Maqedonia do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 5 qershor, datë kur edhe dy partitë qeverisëse kanë qenë dakord në vijimësi, përkundër pretendimeve të opozitës për t’u zhvilluar më herët.

Data e zgjedhjeve është shpallur nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski.

“Bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpërbërë Parlamentin, sot nënshkruajta dekretin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 5 qershor 2016. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e kam dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë si organ për zbatimin e zgjedhjeve, te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në deklaratën e dërguar mediave.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, tashmë ka paralajmëruar bojkotin e këtyre zgjedhjeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *