Maqedonia nga e hëna pritet të nisë me vaksinimin e moshës nga 12 deri në 16 vjeç

Ornela

Në kuadër të procesit të vaksinimit anti-Covid duket se Maqedonia e Veriut po përgatitet për vaksinimin e adoleshentëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna , do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 16 vjet.

Sipas tij vaksinimi i fëmijëve do të mund të bëhet me vaksinën Pfizer.

“Do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve, të moshës nga 12 deri në 16 vjet, me vaksinën Pfizer, e cila për momentin është e vetmja e cila është lejuar që të përdoret tek kjo kategori e fëmijëve”, ka thënë Filipçe.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *