Maqedonia shpall epideminë e fruthit

Ornela

Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, pasi regjistrimit të 12 rasteve të reja të infektuar nga kjo sëmundje. Të 12 personat e infektuar nuk ishin të vaksinuar.

Pjesë e masave të paralajmëruara, janë vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të pavaksinuar.

Po ashtu, fëmijët e pavaksinuar nuk duhen të dërgohen në kopshte apo të kenë kontakt me të tjerët.

Autoritetet në vendin fqinj japin alarmin se ndërgjegjësimi i qytetarëve është i ulët.

Nga 15 mijë fëmijë nën moshën 14-vjeçare që janë në listat e vaksinimit, janë paraqitur vetëm 310, duke rritur ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *