Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë në kufi. 13 kamionë janë bllokuar në kufi dhe nuk po lejohen të hyjnë në Maqedoni.
“Deri para 2 orësh kanë qenë 13 maune me rreth 2600 kuintal prodhime të bllokuara pa asnjë lloj arsye, thjesht duan të mbrojnë prodhuesit e tyre”, citohet Myslim Murrizi, nga Lushnja, i cili ka shprehur shqetësimin e prodhuesve shqiptarë nga kjo zonë.
Sipas tij, kamionët janë në kufirit Bllatë midis dy Dibrave dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë.
Kjo që po ndodh është shkelje e rëndë e Marrëveshjes së CEFTA.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.
Nga ana tjetër, këto veprime, thotë ministri Panariti, bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njësimit të standardeve.
Në fund, Panariti ka deklaruar se pala shqiptare do të ankimojë bllokadën maqedonase për mallrat shqiptare. Në lidhje me këtë, nga ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë nuk ka pasur asnjë deklaratë.
Një shkelje e tillë ndodhi disa muaj më parë, mirëpo me ndërhyrjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, situata u normalizua dhe u hoq bllokimi

BRAVO U QOFTE QE MBROJNE VETEN E TYRE JO SI KETA PLEHRAT TANE QE SI BLLOKOJNE DHE SI HEDHIN NE ARBITRAZH,……
25 vjet perime,zarzavate maqedonase pa pike shije,bllokuan tregun shqiptar.Tani qe prodhuesi shqiptar po zgjohet,maqedonasit bllokojne mallin ne kufi.Ata kane shtet,ne kemi nje han pa porta.