Maqedonia vendos forcat speciale në kufi

redaktor

Autoritetet maqedonase kanë vendosur të dërgojnë njësinë speciale të Ushtrisë, “Tigrat”, në kampet e vendosura në kufi me Greqinë për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale për të mbajtur nën kontroll situatën.

Grupet e para të forcave elitare maqedonase janë vendosur në Gevgelijë dhe në kampin e Idomenit.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së këshillit të sigurisë, ditën e djeshme, për shkak të situatës së rënduar në kufi me Greqinë, ku mijëra emigrantë qëndrojnë të bllokuar pas mbylljes së kufijve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *