“Eh, e shkreta Simona. Nuk besoj se fliste për mua, megjithatë juve ju duket se kërkoj të dukem? Punoj si e marrë këtu në Itali.
Si tha Ventura? Buburreca? Kush thotë të tilla gjëra është njeri i keq, por e kuptoj Simonan: është ndjerë keq sepse unë kam shumë punë, ndërsa asaj iu desh të shkonte në Tiranë”.
Fjalë të hidhura këto të Mara Venier të shprehura në Radio 105 gjatë emisionit “Benvenuti a Jungla” i drejtuar nga Gianluigi Paragone, Mara Maionchi dhe Ylenia, si një replikë ndaj deklaratave të Simona Venturas.
Ish prezantuesja e “Quelli che il calcio” dhe “L’isola dei famosi” kishte thënë, “unë i ndaj njerëzit në dy kategori: të mirë dhe buburreca”. Ventura nuk përmendi emra, por sipas thashethemeve të uebit i referohej Mara Venierit.
