Diego Maradona ka shprehur admirimin për Pep Guardiolën dhe kapitenin e Bajernit e të Gjermanisë, Filip Lahm, duke sugjeruar marrjen e Leo Mesit për ta bërë këtë skuadër të pamposhtur. Madje Diego shkon edhe më tej, duke thënë se në një rast të tillë do të ishte edhe ai i gatshëm të shkonte si asistent i spanjollit në stolin bavarez. “E admiroj Guardiolën dhe punën e tij. Bajerni do të bëhet perfekt me Levandovskin, por nëse do të marrë Mesin, do të ishte i pathyeshëm dhe skuadrat e tjera do të luftonin vetëm për vendin e dytë. Dhe nëse Mesi do të shkonte atje, unë do të bëhesha me kënaqësi asistenti i Guardiolës. Diferencën te Bajerni, por edhe te Gjermania, e bën Lahm. Ai mund të luajë si në krahë, ashtu edhe në qendër”.
