Maradona bëhet me djalë

anazapta

Legjenda e futbollit, Maradona, bëhet sërish baba. Ish-partnerja e argjentinasit Diego Armando Maradona ka sjellë në jetë një djalë, bëjnë të ditur mediat vendase.

“Veronica Ojedo dhe djali i saj i sapolindur janë shumë mirë. Fëmija i ngjan Maradonës”, ka bërë të ditur avokati i Veronikës, e cila prej disa muajsh është ndarë nga ish-futbollisti. 33-vjeçarja Ojedo ka lënë klinikën dhe është dërguar në shtëpi, ndërsa Maradona (52 vjeç) ndodhet në Dubai.

Pak kohë më parë, dy vajzat dhe gruaja e Maradonës, Claudia Villafane, kanë pasur një konflikt me Veronica-n në rrjetin social Tuiter, që më pas ka përfunduar në gjykatë. Gjykata e Buenos Airesit ka vendosur një urdhër kufizimi për Claudian, e cila nuk mund t’i afrohet Veronikës më shumë se 100 metër. Masa parandaluese ka efekt deri në mars dhe është kërkuar nga e dashura e Maradonës, ndërsa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *