Diego Armando Maradona edhe një herë tjetër pozicionohet kundër Mauro Icardi dhe gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TycSports“, vendos në objektivin e tij të kritikave edhe trajnerin e ri të përfaqësueses së Argjentinës, Sampaoli: “Jam i nevrikosur e tërbuar me Sampaoli, listën e futbollistëve të grumbulluar ia bën Veron. Të përjashtosh Agueron për të grumbulluar Icardin është një çmenduri”, shpërtheu Maradona.
“Më mirë do të kisha grumbulluar Benedetton, që më pëlqen shumë. Veron le të bëjë listën e futbollistëve Anglisë, jo të Argjentinës. Grumbullimi i Icardit ka shërbyer vetëm për ta prezantuar atë me mjekët e Argjentinës, në këtë pikë do të kishte qenë më mirë të ishte grumbulluar Benedetto.
E kanë bërë vetëm për inatin tim, vërtetë nuk e kuptoj grumbullimin e Icardit. Është e vërtetë, ka bërë shumë gola në Itali, por Higuain një sezon më parë kishte shënuar 36 gola. Sampaoli? Nuk e njihte askush, madje nëse nuk do të kishte fituar ndaj Kilit, as familja e tij nuk do ta kishte ditur se kush ishte”, deklaroi Maradona.
