Maratona e Koresë së Veriut, lehojen të marrin pjesë të huajt

anazapta

Korea e Veriut ka lejuar për herë të parë që vrapues të huaj të marrin pjesë në Maratonën e Pjongiangut. Bëhet fjalë për amatorë, por gjithsesi, kjo është një e re absolute në historinë 30-vjeçare të kësaj gare. Ndaj edhe të huajt nxituan të regjistroheshin dhe në rrugët e kryeqytetit vrapuan plot 200 prej tyre.

Veçse, pa flamuj të vendeve përkatëse dhe duke iu bindur rregullave vendase lidhur me veshjen. Pavarësisht këtyre, sërish atletët e huaj ndjenë kënaqësi për konkurrimin.

Ata theksuan se publiku, sidomos fëmijët, i përshëndetën dhe i përkrahën fort. Ndërkaq, një tjetër maratonë e veçantë u zhvillua së fundmi. Bëhet fjalë për atë të Polit të Veriut, që cilësohet me të drejtë si më e ftohta në botë. Në temperaturë -30 gradë Celsius, 47 pjesëmarrës patën guximin të vrapojnë pak më shumë se 42 km. Fitues për meshkuj amerikani Majk Uordian me pak më shumë se 4 orë. Për femra, Anë-Mari Flamersfeld nga Gjermania.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *