Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle “Marca” drejtuesit e klubit spanjoll e kanë arritur akordin me Bayernin.
Edhe pse mungon ende zyrtarizimi Toni Kroos tashmë mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës lojtari më i ri i Realit të Madridit. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle “Marca” drejtuesit e klubit spanjoll e kanë arritur akordin me Bayernin dhe po presin fundin e Botërorit për të zyrtarizuar kalimin e 24-vjeçarit gjerman te “Los Blancos”. Gjithnjë sipas “Marca” transferimi i Kroos te Reali është bërë i mundur për një shifër që kap vlerën e 25 milionë Eurove.
Për të mos e humbur me parametër zero sezonin e ardhshëm Bayerni pranoi kështu ofertën e Realit me mesfushorin që te merengesit do të marrë vendit e shokut të tij në përfaqësuese gjermanit tjetër Sami Khedira me këtë të fundit që sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Angli me destinacion të ri Chelsean ose Arsenalin. Menjëherë pasi dy klubet kanë arritur akordin , Reali i Madridit ka bindur Kroosin për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me ta edhe pse nuk bëhen të ditura termat ekonomike të marrëveshjes së 24-vjeçarit me “Los Blancos”.
“Marca” bën gjithashtu të ditur se Bayerni i ofroi një kontratë të re me kushte shumë më të mira ekonomike futbollistit, megjithatë dëshira e Kroos për t’u transferuar te kampionët e Europës qëndronte mbi gjithçka dhe bavarezët nuk mund të bënim asgjë në këtë aspekt.
