“Marca”, Neymar arrin marrëveshjen me PSG

Gazeta Dita

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, babai i Neymar është takuar me drejtorin sportiv të PSG, Artero Henrique, për të finalizuar transferimin.

Një transferim që do të zyrtarizohet, gjithmonë sipas “Marca”, “kur PSG të depozitojë 222 milionë euro në arkat e Barcelona-s (shuma e përfshirë në kaluzolën e brazilianit për prishjen e kontratës), që duket se do të bëhet nëpërmjet sponsorit personal të Qatar”.

Gazetari i “Sky Sports”, Kaveh Solhekol, ka zbuluar detaje të tjera: “Neymar do të nënshkruajë për gjashtë vite me PSG, me 557 mijë euro në javë. Kostoja totale e operacionit do të jetë 392 milionë euro. 218 për klauzolën e prishjes së kontratës dhe 174 për rrogën e lojtarit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *