Marcello Lippi në mënyrë indirekte ka ndihmuar kombëtaren shqiptare.
Rai Sport në gjatë emisionit ‘Domenica Sportiva Estate’, ka zbuluar se ishte pikërisht Gianni De Biasi i preferuari numër një i Federatës Italiane për t’u bërë trajner i kombëtares italiane.
Madje presidenti i Federatws Italiane Carlo Tavecchio kushte nisur edhe kontaktet me De Biasin.
Por drejtuesi i ri teknik i Italisë, Marcello Lippi, ka kërkuar me çdo kusht që në krye të të kaltërve të jetë trajneri i Torinos, Giampiero Ventura.
Në këtë mënyrë, Federata që i ka lënë dorë të lirë Lippit, ka pranuar kërkesën e ish-trajnerit Kampion Bote, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Antonio Conte-n me Venturan. Ky i fundit do të zëvendësohet te Torino nga ish-trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic.
Në këtë mënyrë, Shqipëria mund të rinovojë sërish kontratën me De Biasin, pasi ky u fundit nuk do ta refuzonte dot Italinë.
