Marçelo Lipi komplimenton De Biazin: Ka bërë një akt heroik të mahnitshëm

Dita

Suksesi i Shqipërisë në këtë fushatë kualifikuesesh për “Euro 2016”, kualifikimi direkt për në Europianin e vitit të ardhshëm në Francë, vitin e ardhshëm, ka kurorëzuar as më pak dhe as më shumë, por trajnerin kampion Bote me Italinë në “Gjermania 2006”. Ish-trajneri i Juventusit ka folur për “Corriere dello Sport”, duke analizuar ndeshjet e djeshme kualifikuese dhe verdiktet e tyre.

Natyrisht, Lipi është ndalur edhe te kolegu i tij, Xhani De Biazi, që bëri histori në krye të kuqezinjve tanë. “Xhani De Biazi ka bërë një akt heroik të mahnitshëm, për të cilën askush nuk besonte të ishte i mundur. Nuk ka asgjë për të bërë, trajnerët italianë kanë diçka më shumë se të tjerët.” Kujtojmë se Shqipëria ka rënë në të njëjtin grup me Italinë, për herë të parë, në fushatën kualifikuese të “Botërorit 2018”./Telesport.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *