“Maria de Filippi me balerinët shqiptarë luftoi racizmin më shumë se krerët e shtetit”

Ornela

Dikur Gianni Amelio është shprehur se, “poltika është ajo që nuk kupton se për emigrantët bën më shumë Maria de Filippi me Kledin e saj, duke vlerësuar të rinjtë që bëhen idhujt e fëmijëve tanë, se sa qindra konferenca serioze për emigracionin”.

Tani regjisori i famshëm italian, i intervistuar nga “Il Fatto Quotidiano”, flet sërish për prezantuesen e Canale 5: “Më shumë ka bërë ajo kundër racizmit se të gjithë krerët e shteteve të pranishëm në samitet anti-raciste. Me balerinët e saj shqiptarë, ka çliruar një vend të tërë nga steriotipet dhe ka bërë histori. Nuk e di nëse e mbani mend, por disa vjet më parë në imagjinatën kolektive, “shqiptari” bënte rimë me “vrasës”. Unë kam adoptuar një djalë shqiptar. A nuk duhet t’i jem mirënjohës asaj zonje?”, përfundon ai.

Amici, balerinët shqiptar të  lançuar nga Maria De Filippi

Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Olti Shaqiri, Leon Cino, Tili Lukaj, Endri Roshi, Klajdi Selimi, Borana Qirjazi, Klaudia Pepa.

Gianni Amelio dhe filmi për shqiptarët

“Lamerica”, film i vitit 1994, të çon në vitet ’90 në Shqipëri. Imazhet e para janë ato të një dokumentari të vjetër të propagandës fashiste, që tregon se si italianët “civilizuan” Shqipërinë.

Pastaj shfaqen imazhet moderne, që të çojnë në vitin 1991. Shqipëria është një vend në rrënim, me një kaos të papërshkrueshëm, që ëndërron Italinë e parë nga televizori. Njerëzit përpiqen të largohen për të shkuar në Itali, por jo të gjithë udhëtarët janë nisur jashtë.

Në fakt, ka edhe disa, të cilët janë drejtuar në Shqipëri. Kudo dominon një komponent shumë i rëndësishëm: televizioni komercial, të cilin tani që diktatura ka rënë, shqiptarët e shohin pothuajse kudo.

Por televizioni është me të vërtetë pasqyra e shtrembëruar e realitetit italian: kuizet e “Ok il prezzo e giusto” bëjnë të ëndërrojnë me ofertat e tyre, vajzat e “Non e la Rai” japin shpresë me famën e tyre. Shqiptarët duket se janë drejtuar në masë në Itali kryesisht për shkak të efektit të ekranit të vogël, e cila është për sytë e tyre toka e premtuar.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *