Kohën kur Marian Kola u vra nga policia greke, policia shqiptare “sulmon” Vigun nga dy rrugët që të fusin në këtë zonë; nga Vau i dejës dhe nga zona e Kreshtës, mali që ndan Lezhën me Shkodrën, gjeografikisht. Kjo ndodhi rreth mesnatës duke u gdhirë dita e diel, kur forcat e shumta policore kanë hyrë nga Zadrima. Informacioni është dhënë, nga banorë të zonës, të cilët thonë se përjetuan ankth e panik kurse dy helikopterë të panjohur prej tyre kishin patrulluar zonën. Pas mjeteve fluturuese, kishin mbërritur fouristrada, me targa të huaja, me xhama të zinj dhe me punonjës policie të gjithë të maskuar. Fshatarët nisën të flasin pas disa dyshimeve se Kola mund të jetë vrarë në territorin shqiptarë, por që këto mbeten vetëm thashetheme rurale. Ato zënë shkas tek mënyra se si kanë ecur makinat e policisë, me prozhektorë të ndezur dhe se pas disa minutash janë dëgjuar krisma arme.
Helikopterët mister
Lëvizjen e helikopterëve dhe të mjeteve e konfirmojnë edhe nga Policia e Lezhës, aty ku duket se zë fill thashethemi i fshatarëve të Vigut. Diku, mbi kodër, në afërsi të Kreshtës janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa banorët e zonave nga frika kanë vendosur të mbyllen nëpër shtëpi. Informacionet që vijnë nga banorët e fshatrave të Lezhës që janë përballur me zhurmën policore atë natë dhe orëve të para të mëngjesit të së nesërmes tregojnë se nuk dinë në të vërtet se çfarë ka ndodhur. Ata mbajnë mend se edhe ditën tjetër në fshat kanë mbërritur dy makina policie, por shqiptare. Njëri nga shoferët që është ndalur në një lokal fshati, mësohet ti ketë thënë baristit të fshatit se gjithçka që kishin patur ndërmend e kanë kryer mbrëmë (një natë më parë). Pikërisht për orën kur bëhet fjalë se policia greke ekzekutoi të arratisurin nga burgu. Të kontaktuar nga policia e Lezhës e justifikoi ndërhyrjen me helikopter nëpër ato zona, si kontroll për parcela me hashash nëpër zonën e Kallmetit e deri në Mnelë e Vig, ndërsa burimet nga policia e shtetit treguan se operacioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nëpër ato zona lidhej me tentativën për të zbuluar personat që i zunë pritë makinës së pukjanëve në Qafë-Çelë. Ky operacion i pretenduar nga Policia e Shtetit, pretendohet gjithashtu edhe nga Policia e Shkodrës. Madje asnjë nga këto institucione nuk ka pranuar se është bërë kontroll në shtëpinë e Kolës dhe të familjarëve të tij. Ndonëse vetë njerëzit e viktimës janë dëshmitarë për mësymjen policore, për këtë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.
Bastisja e shtëpisë se Marian Kolës
Ndonëse asnjë informacion nuk pason atë terror që ka ushtruar policia jonë (jo ajo greke) në fshatin Vig dhe në familjen e Marian Kolës, të dhënat që vijnë nga shtëpia e viktimës së plumba dhe urrejtjes së policisë greke bëjnë me dije se natën kur është vra djali i tyre, ata janë shoqëruar në policinë e Shkodrës. Detajet që vijnë nga rrëfimet e tyre tregojnë se i ati dhe xhaxhai janë shoqëruar në polici, ndërsa kanë qenë në ambientet e komisariatit kur janë njoftuar për vrasjen e djalit të tyre. Familjarët e Marian Kolës tregojnë se djali i tyre, në kohën kur është vrarë vajza greke në atë shkëmbim zjarri që policia helene pretendon se e ka vrarë Mariani, ai ka qenë në Shqipëri. Mariani ka qëndruar gjatë në zonën e vet, në familjen e tij dhe më pas, është nisur në drejtim të Greqisë. Gruaja e tij është njeriu që ka shoqëruar të shoqin çdo ditë për tre javë rresht.

Ska rendesi,nese ka qen i burgosur dhe i aratisur nga burgu,bile edhe i armatosur,policia duhet te kish treguar profesionalitet ndaj jetes se njeriut!
E vetmja menyre ndaj tij duhet plagosja,pra neutralizimi me mjete te tjera,por kursesi deri ne vdekje!
Me ben cudi se shteti dhe qeveria shqiptare,nuk ka as nje not proteste,jo se shteti Grek nuk ka te drejte,por te drejte te kufizuar,kur behet fjale per te drejten e jetes se nje njeriu,i armatosur,i burgosur kjo ska te beje, vetem ne mos perputhje me profesionalizmin e policise!
Ne radhe te pare ngushellime familjes se Marian Kolës per humbjen e te dashurit te tyre,doja te pergjigjesha zoterise Beni qe shtron pyetjen “Se ç’fare ben shteti shqipetare ……..”,.Nuk dua te dal si me i ditur por ka shume vjete qe ne nuk kemi shtet(qeveri me mire),per fatin e qytetareve Shqipetare nuk ka ngritur asnjehere zerin qeveria dhe kemi shembuj sa te duam;per Shqiperine asnje qeveri nuk ka menduar,Ate vetem e kane shitur apo falur per interesa personale,dhe ketu kemi shembuj sa te duam;per SHQIPETARINE asnjehere nuk kan folur,vetem e kane TRADHETUAR,shembuj sa nuk ke nga me ja fillu.Keta qeveritare qe na vishen dhe kapardisen jane po ata te Gerdecit,21Janarit,Katrit te Rades;’97;Jane ata qe ndihmuan Serbine me mjete dhe informacione kunder Kosovareve,jane ata qe vrane Remsi Hoxhen,Kosta Trebicken,ata qe falin detin per nje po te grekeve ne BE,jane ata qe shiten varret e te pareve tane si ushtare greke,e sa te tjera duhet te them,mjafton te kthejme koken mbase dhe do ti shofim te gjitha te keqet e POLITIKES 23 vjeçare.E per keto qe thashe me larte jame i mendimit qe duhet te BEHET NJE DENONCIM NGA ANA E AVOKATIT TE POPULLIT PER TE KERKUAR DREJTESISE QE TE VERE PARA BANKES SE AKUZUAREVE TE GJITHE ATA QE KANE MBULLUR SYTE PARA KETYRE VRASJEVE MAKABER TE DJEMEVE SHQIPETARE NEPER BOTE.
qeverite shqiptare qe kane drejtuar vendin mbas 90 kane qene qeveri pa dinjitet,si demokratet saliut, dhe socialistet e nanos,thjesht qeveri servile te grekut apo te italianeve ,per popullin tone as kane dashur tja dine.vriten qytetaret shqiptare ,torturohen nga greket shteti shqiptar se ngre zerin dhe kur ka te drejte,te prekesh me dore nje grekafon ne shqiperi greket bejne namin,vrasesit greko-shqiptar te masakres se peshkepise te repartit ushtarak shqiptar ne 94 ne gjirokaster jane te lire, shteti kurve shqiptar sndihet ,greket po na vrasin ,torturojne ,po na marin teritorin ,edi rama thote qe sdo kete me acar ne maredhiniet me gerqine kur te drejtoje ai qeverine e re,dihet qe sali kurva, lul gay per para e pushtet shesin dhe shpirtin jo per shqiperine qe sduhan tja dine fare.i them edi rames tu tregoje vendin grekerve,dhe jo tu serviloset,si saliu ,apo nano apo te justifikohet me ceshtjen e emigranteve qe jane ne greqi.ne shqiptaret dhe greket skemi qene kurre dy popuj miq,dhe dhe sbesoj qe te behemi ,sepse greket kane urejtje patollogjike per ne shqiptaret.
Eshte film , apo eshte nje skenar tjeter per nje film ! Kush e vrau dhe ku e vrau ?!
Perse tani deklarohet qe tjetri te kapet pa tjeter i gjalle. !
Mos erdhi edhe Marian Kola ne token e tij, ne shtepine e tij ku erdhi me besimin se nuk do te pritet ne bese , gjeti vdekjen nga shteti i tij ? , ne shtepine e tij ? ( I prere ne bes sipas kanunit te maleve qe ministry i rendit dhe k/ministry i gremisur e kane shume per zemer ?)
Pse nuk u kap i gjalle ?
A eshte vrasje si rasti i rrembyesit te autobuzit qe nuk lendoi njeri por erdhi u fal ne vendin e tij per tu dorerzuar dhe u vra ne shtepine e tij nga policet e shtetit te tij ?
Do te behet perseri nje film edhe per keta djem e burra shqiptar qe vriten pa u gjykuar dhe pa u ndihmuar nga shteti i tyre ?
Shume enigma rrotull ketyre ngjarjeve ? Jane te verteta apo te stisura ?
E madhia Margarita Xhepa rrefen pas shume vitesh ,me buze dhe zemer te dridhur nje skenar filmi dhe te ngjethet mishte edhe sot.
“Të vranë o Miti, të vranë, oii “
“ Të vrau beu, të vrau katili, ooi”, “Të vrau për një copë tokë, ooi”.
Po me keto vrasje te perditeshme , badihava ( qofte edhe sikur te jene kriminel , por ata qe iken e dine te verteten ) dhe nuk duket gjikundi levizje qeveritare per shtetasit e saj qe ikin si miza !
Do te jete nje film me skenar te parakurdisur edhe ky rast ?
ah kuku per mu ENVER ME MUJT VETEM 1 MINUT ME TE QUA NE KAM PA E DI UNE SE GREKU DO NA TRAZONTE po qa ti besh na le ne dor te sales qe semundja qe ka na shkatroi jetesen…qe mund te kishim krijuar ne shum vitte demokraci …agjent i udb.te gjitha shtetet bejn luft per te mbrojtur kufit lle te drejtat kurse sala na i shet po pse e behet keshtu