Dy shqiptarë sëbashku me dy rumunë janë arrestuar në Itali, pasi u bë e ditur nga policia italiane se kultivonin marijuanë në sera me domate.
Mediat italiane kanë shkruar sot se në pranga janë vendosur 36-vjeçari Andi Sina dhe 18-vjeçari Enio Toska, të dy shtetas shqiptarë, si dhe rumunët me inicialet M.A.L,dhe A.E, përkatësisht 37 dhe 18 vjeç.
Shtetasi Sina thuhet se ishte pronari i biznesit, ndërsa Toska dhe dy rumunët ishin bashkëpunëtorët e tij.
Sipas njoftimit të karabinierëve, ata kultivonin drogë në një serë me domate në Ragusa.
Në të vijohet të thuhet se bimët e serës arrinin deri në dy metra lartësi dhe zbulimi i i bimëve narkotike të kultivuara ka ndodhur përgjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.
Pas vendosjes së tyre në pranga, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre.
Të akuzuarve iu është sekuestruar 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete.
s.a/dita
