Marina amerikane krijon nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit

Elton Tafaruci

Njerëzimi ka arritur që të kapë dhe tejkalojë shpejtësinë e zërit në një mjedis me dendësinë e ajrit, dhe ambiciet janë që kjo shpejtësi të kapet edhe në një mjedis me dendësi më të madhe, siç është uji.

Inxhinierët ushtarakë amerikanë prej kohësh kanë përveshur mëngët, për të jetësuar një projekt sovjetik të Luftës së Ftohtë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nëndetëse që do të udhëtonte nën ujë me shpejtësinë e zërit, pra 343 metra për sekondë.

Studiuesit e Laboratorit të Kërkimeve të Penn State, janë duke përdorur një teknikë që e kanë pagëzuar me emrin “Superkaviteti”.

Sipas kësaj teknike, e gjithë nëndetësja vendoset brenda një “tullumbaci” gjigant të mbushur me ajër dhe nxjerr gazin e çliruar nga djegia e karburantit nga pjesa e përparme.

“Superkaviteti përdoret për të reduktuar fërkimin dhe rritur shpejtësinë e trupave në ujë, por ndonjëherë këto trupa ngecin brenda tullumbacit dhe vërtiten pa drejtim”, thotë Grant M.Skidmore, inxhinier i Penn State.

Kjo teknikë është përdorur me sukses tek mjete të vogla dhe të parët kanë qenë sovjetikët që e aplikuan me torpedon e quajtur “Shakval”, që ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësinë prej 370 kilometrash në orë nën ujë, më shpejt se çdo torpedo tjetër.

Share This Article
1 Comment
  • nëndetëset dhe me shpejtësitë e sotme,jashtëzakonisht të ulta me këtë shpejtësi që po eksperimentuakan, kanë shpesh aksidente!e gjitha,sepse nuk kanë fushpamje të mjaftueshme!!praktikisht zero,përveç navigimit me radarë!!
    përfytyroni një shpejtësi aeroplani me mundësinë 0 të shikomit!?do të ishte një katastrofë që në kilometrin e parë!!silurat që janë prodhuar nga rusët,në flluskën e ajërit janë gjë tjetër!!ato kanë,përshkojnë një rrugë të shkurtër dhe normalisht pa këthesa dhe ndërrim thellësie në ujë!!ato janë një predhë direkte e shitrë drejt një objekti!!
    pastaj ky titull idiot,i zakonshëm për gazeta idiote,”Marina amerikane krijon nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit”nuk mbështetet nga artikulli!!në artikull thuhet se po punohet,është një ide dhe jo është krijuar!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *