Pak muaj më parë Edi Rama dështoi ta sillte si gurvernatorin e parë të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë, por në fund ka gjetur mekanizmin që ti japë një rol të paktën këshillues argjentinasit Mario Blejer.
Kryeministri njoftoi në rrjetet sociale emërimin e ish-guvernatorit argjentinas dhe ish-drejtorit të Politikave Monetare të Bankës së Anglisë si këshilltar të shefit të ri të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
“Mario Blejer, ekonomisti i famshëm që ka qenë dhe drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë, do jetë këshilltari i guvernatorit tonë”, thotë Rama.
Bejler ishte kandidati i preferuar i Ramës për guvernator, por propozimi i tij u refuzua nga presidenti Nishani.

Po Rama vete a do te marre ndonje keshilltar ekonomie, se mbeti me kopshtari, media dhe me diplomantin per gjuhe angleze, kllounin e ekonomise Ben Ahmetajn.
Si artist qe eshte i ka shume te theksuara magesite ne pjesen e majte te trurit, cka nje kryeminister duhet ta kete me te zhvilluar ne profilin e tij psikologjik.
I sygjerojme Rames qe te punoje per te zhvilluar aftesite e tij organizative dhe analitike:
http://performance-rules.com/performance/right-brain-thinking-in-a-left-brain-world/
Mbase do te kemi rezultate me te mira ekonomike se sa keqmenaxhimet dhe grabitjet e radhes se pasurise publike, ligjeruar me votat tona.
Merr keshilltare ekonomike, se vete nuk merr vesh nga ekonomia. Por jo sa per show me Tony Bair, Shakashvili, etj. etj.
Ekonomia do SIPERMARRES jo POLITIKANE, pasi ne rradhe te pare eshte nje sipermarrje ekonomike.
Dmth paguhen dy tani, se po te ishte zgjedhur ky babuci NGA ana tjeter e globit do kishim kursyer keshilltarin. Mesa shoh une, kur Edi s’è fut dot nga dera ia gjen anen ta fuse nga dritarja.Po doli keq kjo Pune do i thote guvernatorit qe s’kupton mire anglisht, apo do punesohet edhe nje perkthyes?
RAMA po e le me lezete karigen qe populli I besoi,por para se ta heqin kerkon te beje ca para. Turp. Ky eshte pikerishte qellimi I te huajve ne shqiperi, te kontrolloje bankat dhe kapitalet e shqiptareve dhe ti vjedhe ato si I do qefi. Paraja e shqiptareve ne dore te te huajve,nuk eshte me e shqiptareve. E dini ju ZOTI RAMA sa shqiptare te ARSIMUAR ka neper bote, madje qe punojne edhe ne banka te FUQISHME , apo ne Bursa…..pse nuk emerita nje shqiptare?
SHPRESUAM SHUME. NA ZHGENJEVE SHUME. TURP!
Ky eshte mekembesi i baba Sorosit qe vjen te marre nen kujdes BSH-ne. Po perfundojme nga shiu ne bresher.