“Një tragjedi me përmasa biblike”, kështu e quajti pandeminë ish presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi në një intervistë për ‘Financial Times’.
Qeveritë,- tha Draghi, duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e disponueshme, pa marrë parasysh nëse kostoja është rritja e borxhit publik, sepse alternativa tjetër do të jetë “një shkatërrim i përhershëm i kapaciteteve prodhuese, ekonomisë në përgjithësi”.
Ai tha gjithashtu se duhet vepruar menjëherë, pa hezituar dhe pa u shqetësuar për kostot e borxhit.
Draghi vlerësoi veprimet e ndërmarra deri më tani nga qeveritë e BE, duke i quajtur ato “të guximshme dhe të domosdoshme”, por sipas tij, ato nuk janë të mjaftueshme.
l.h/ dita

Super Mario. Ky italian i urte qe e shpetoi Europen 2008. Dhe te mendosh se teza e tij e diplomes ne ekonomi ishte se euro nuk mund te funksionoje. Gjigand.
Me mire te humbim eurot e akumuluara se sa jete njerzih. Parja e bardhe per dite te zeze.
Edi Rama dhe sidomos konsulentet e tij duhet te ndjekin keshillat e Mario Draghit qe te shpetojne vendin nga nje kasphane ekonomike.
Mos e ka mësuar sejko te flasi kështu.