Mariza te krevati i xhaxhit Enver

redaktor

Pas shumë vitesh izolimi është hapur ish-vila e Enver Hoxhës. Shumë artistë kanë vizituar këtë ambient, i cili është quajtur si një rezidencë me vlera artistike. Nuk kanë munguar fotografitë e shumta dhe njëra nga artistet që i ka bërë publike këto është edhe këngëtarja Mariza Ikonomi. Ajo ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram’ duke u rehatuar në ambientet e kësaj shtëpie, si në shtrat, në banjë dhe në dhomën e ndenjes. Ndërsa këtë vizitë e ka ndarë me fansat, këngëtarja simpatike e ka lënë edhe një mbishkrim. “Tek dhoma e xhaxhit Enver!!!”, ka shkruar nën foton e publikuar Ikonomi.

Share This Article
6 Comments
  • Po mire moj vajze aq kulture duhet te kesh marre ne shkolle qe kur je ne nje vend si ekspozite nuk lejohet ti prekesh objektet e aq me teper jo e jo tu shtrihesh persiper. Keshtu ben dhe ne ekspozitat e tjera, i hipen persiper cdo objekti qe sheh !?

    Mire qe e ben, por edhe e reklamon lart e poshte neper rrjete sociale te te marrin si shembull rinia adoleshente.

  • Ah kto gocat e sotme nuk lan objekt pa ju ulur siper!!! 🙂 zghohu o enver se vetem ti ja rregulloje qejfin ktij populli!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *