Pavarësisht vendimit të marrë nga gjykata belge, deputeti Mark Frroku nuk do të mund të lërë qelitë e paraburgimit 302 në Tiranë, për të marrë pjesë në seancën që zhvillohet në 19 tetor në Belgjike.
Burime nga organi qendror i akuzës kanë bërë të ditur për Vizion+, se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që mund të urdhërojë Prokurorinë Shqiptare për të lënë të lirë deputetin, përveçse me ekstradim.
E vetmja kërkesë që mund të bëhet nga gjykata belge; sqarojnë burimet, është ajo e marrjes në pyetje e deputetit.
Por kjo kërkesë duhet t’i paraqitet me anë të letër-porosisë autoriteteve shqiptare, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.
Gjithashtu burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se edhe nëse do te kërkohet marrja ne pyetje e Frrokut, kjo mund të realizohet me anë të video-konferencës ose me ardhjen e një trupi gjykues nga Belgjika.

po per te vellain u mor vesh gje,apo eshte ke shtepia e sajmirit..
Nuk ka paguar sa duan gjyqtaret!