Mark Gjonaj: Shqiptarët në mbarë botën të bojkotojnë produktet serbe

Bora Basholli

Anëtar i Asamblesë në Nju Jork dhe i zgjedhur në postin më lartë politik në Shtetet e Bashkuara, Mark Gjonaj, u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në mbarë botën të bojkotojnë produktet serbe.

Ka thënë se lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende nuk ka përfunduar pasi ende nuk janë dënuar kriminelët serbë që kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, kanë dëbuar 1 milion banorë nga Kosova dhe kanë dhunuar mbi 20 mijë persona.

Në një bisedë për Express, Gjonaj ka thënë se shqiptarët duhet të vazhdojnë lobimin për Kosovën dhe Shqipërinë dhe të mos mendojnë se kanë përfunduar ndihmën për atdhe.

“Më së paku që mund të bëjmë është që gjithë shqiptarët të bojkotojnë produktet serbe. Duhet të rigrupohemi dhe të bëhemi bashkë kundër Serbisë. Ne po përkujtojmë 20 vjetorin e luftës, të masakrave që kanë kryer serbët në Kosovë”, ka thënë Gjonaj

Mark Gjonaj është në një vizitë bashkë me anëtarët e Batalionit Atlantiku, ku disa shqiptarë ishin ardhur nga Amerika dhe ishin bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se produktet serbë duhet të bojkotohen edhe për shkak se ende më shumë se 1600 shqiptarë vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe nuk u janë gjetur eshtrat.

“T’i bojkotojmë produktet e Serbisë, në emër të viktimave dhe të të zhdukurve. Serbët duhet të dalin para drejtësisë për krimet e bëra në luftë, kurse në botën tjetër do të dënohen nga Zoti”, ka shtuar ai.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Më shumë se pesë muaj kanë kaluar kur një pjesë e madhe e produkteve të Serbisë dhe Bosnjës janë bllokuar të hyjnë në shtetin kosovar.

Mark Gjonaj u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve tjerë në rajon të bojkotojnë produktet serbe.

 

b.b/dita

Share This Article
19 Comments
    • Bravo z. Gjonaj! Shume dakord! Une isha para nje viti ne Kosove dhe dyqanet ishin te mbushura me mallra serbe. Nuk bleva asgje serbe. Vetem produckte te Kosoves. Por pyeta veten: si ka mundesi qe kosovaret qe jane vrare, perdhunuar, dhe persekutuar nga serbet per dekada, i mbushin dyqanet me mallra serbe. Aq me keq ushqimore. A nuk e kuptojne keta njerez qe ushqimet nga Serbia mund te shkaktojne helmime te qellimshme? Por edhe nese nuk jane te helmuara qellimisht a nuk kane shpirt patriotik qe ushqimet ti marrin diku tjeter, edhe ne Shqiperi, per te qene te sigurte shpirterisht dhe moralisht qe po e bojkotojne Serbine, armikun me te madh te shqiptareve. Bojkoti eshte mjeti me i mire per te sabotuar kete shtet irredentists dhe armik.

      • Shqipetaret s’kane te blejne buke te hane,ky thote bej embargo
        Lufta e vetme qe mund te beje nje popull dhe nje vend i vogel eshte dipllomacia,aleancat dhe partnershipet
        Ne rastin tone aleanca me shtetin me te fuqishem te botes USA po mos te ishin ata leshin kishe marre, edhe sot nga ata varet po te jete nga “sanksionet”
        e traplliqet e shqipetareve as ne hale s’vete.Rrofte US thoni e lidheni gomarin ku ju thone

      • Jane politikanet o Bravo. Jane pjese e mafies se Ballkanit qe nuk pyesin per popull dhe per shendet.
        Miellin serb ne Shqiperi e bie mafia e shtetit, ashtu si ne Kosove qe eshte mafia e qeverise Kosovare e lidhur me mafien Serbe.
        Jane pjese e mafies Ballkanike qe po marrin tokat dhe pasurite e shqiptareve.
        Ne merremi akoma me Luften e Dyte Boterore.
        Ramuti eshte njeriu me i poshter qe mund te sillte Dhjerokracia, me i poshter dhe se Sali Berisha.
        Sali Berisha doli hapur antishqiptar, ndersa Ramuti mbajti dronin e patriotizmit dhe thiken e ka ngulur dhe me teper ne kocken e Shqiperise
        Sa per shqiptaret neper bote, si zor se u vjen rradha te blejne mallra serbe. Nuk arrin dot Serbia te dominoje tregun boteror.
        Tregun shqiptar po..
        Aty permblidhen shqiptaret e gjithe botes

        • Po pasaportat e Serbisë që ma se 150 000 të ashtuquajtur shqipëtarë -kosovarë përfshi edhe njerëz të politikës dhe biznisit ende i mbajnë për udhtime ku mohojnë stetësinëdhe ndihma mjekësore që kërkojnë në Serbi tu injoru ate shqipëtare

        • @mirel – Sa mire qe i njifke mafiet ti more mirel! Por nese i njifke kaq mire perse nuk na i thua se si punojne sepse ne te tjeret nuk dime gje! Sa shume e urren Ramen more z. Shkelzen! Me i keq se Sali Berisha, heh! Hahaha! C’na kenaqe me humorin tend! Clidhje ka shteti me miellin. Mielli serb ka hyre ne Shqiperi ne kohen e merhumit Sali. Ai i hapi rruget Fazllicit (serbit) dhe mafies se tij. Madje e uli ne Keshillin Kombetar te Mbrojtjes te Shqiperise. I dha toka dheb pasuri per 1 euro hektarin dhe cnuk i dha. Pra, kur Rama erdhi ne qeveri ne 2014 cdo gje ishte aty. ndersa per Kosoven nuk kishte nevoje per mafiet qe supozon zotria juaj sepse ttregjet kosovare ishin te mbushura per 100 vjet me mallra serbe sepse ishin pjese e Serbise dhe Jugosllavise. Prandaj, leri keq-informimet dhe mos hidh fake news dhe genjeshtra ketu sepse nuk i blen njeri keto brockulla qe na flet zotria jote. Me siguri je nje nga ata te paguarit e PD-se me 20 emra dhe nofka qe mbush mediat me komente negative per Ramen. Te ka dale boja mirel. Nuk i ha njeri fake-news-set e tua.

  • Me 2002 eshte firmosur nji kontrare mese nji ose disa zyrtareve shqiptar te Kosoves dhe te vehjes serbe te kriminelit Zeljko Raznjatovic – Arkan pra, kengetares Ceca Raznjatovic – Arkan se ne Kosove duhet te futen
    150 -180 artikuj ose produkte serbe ne vlere vjetore prej 400-500 miljin € . Kjo kontrate duhet te vleje nga
    viti 2002-2015 . Dhe , ashtu edhe ndodhi , kontrata u respektua kurse vlera sasiore e mallierave srbe nga viti ne vit u rrit dukeshem dhe kulminacionin e saje arrijti deri 800 miljon € ne vitin 2011.
    Pra , me 500 ose 800 miljon € shqiptaret e Kosoves mbushnin nga viti ne vit arken e zbeazur te shtetit serb nga viti 2002 por , edhe para ketij viti deti ne 2015 dhe pase 2015 deri sot
    Per kete tregeti re shqiptareve te Kosoves me shtetin serb ka humumtuar edhe ” insajderi ” serb dhe Tv serb me 2011 kishte cfaqur 8 emisione ( cdo te hene ) ku gazetaret hulumtues serb kishin ardhur ne disa te dhena dhe infornacine shume shqetesuese edhe per Serbine ngase . deri ne ate kohe shume mallera serbe kishin ardhur ne Kosove si ndihma serbeve lokal te Kosoves kurse pasi kishin marer vulat e UNMIK-ut ne doganen e Jarinje , neper rruge kamionet e ngarkuar ishin kthyer ne Serbi kurse tani malli shitej me lire per vleren e TVSH ( tatimit i vleres se shtuar ) te cilin mal normalishte se e blenin shqiptaret e Kosoves.
    Gazetaret hulumtues serb te”Inssjderit”hulumtimin e tyre e kishin pagezuar me emrin PLACKITJA PATRIOTIKE ( PATRIOTSKA PLJACKA ) . Pase emitimit te 8 serialeve te percjella me dokumentacion valid dhe deshmi konkrete gazetaret e Insajderit serb u perndoqen dhe u burgosrn nga shteti i Serbisr kurse gazetarja kryesore thuhet se kerkoj mbrojtje nga KFOR-i ne Kosove
    Si perfundim eshte shume mire z.Mark Gjonaj qe shqiptaret ne gjithe boten ti bojkotojne produktet dhe malleat serbe por , paralelishte te perndiqen ata shqiptar qe kane lobuar dhe ata qe kane krijuar favore politike dhe lehtesira afariste ne afirmimin dhe pushtimin e tregjeve te Kosoves por , edhe te Shqiperise me produkte serbe. Kjo z. Gjonaj eshte me rendesi te vecante ta dije populli dhe ata qe blejne produkte serbe shumica e te cileve jane kancerogjene ngaee jane dedikuar tregut ku jetojne shqiptsret

    • O @Sali Bolleku… , nuk prodhojne vetem serbet mmallra . Me qe shqiptaret nuk prodhojne vete (kjo eshte e vertete) , le te blene nga shtete te tjera ! Embargot i perdor shpesh bota perendimore , kur kerkon te demtoje ekonomikisht nje vend tjeter . Kete e di gjithkush ,pervec teje , ndaj ben mire te na thuash se per ke punon zotrote ! ! !

    • Ska rendesi se cfare i beri Gjermanise Izraeli ose cfare do ti beje Kosova Serbise . Me rendesi eshte krenarija kombtare por , edhe parimi ne baze te cilit ndertohet imazhi i shtetit ne bote Izraeli eshte 70 vite shtet dhe prodhon avion luftarak kurse Shqiperija mbi 100 vite dhe , prodhon pordhe e pikrishte per faktin se gjithe drejtuesit e saje ose u ndoqen , u debuan e iken nga Shqiperija ose , hoqen rripin dhe ia kthyen bythet Serbise dhe Greqise
      Eh Sali Maloku , populli Izraelit keshtu nuk veproi por , zgjodhi ata qe shtetin e Izraelit e prune ketu ku e prune ..eshte shume large Kosoves qe mbushi per 20 vite arken e zbeazur te shtetit serb

      • Historikisht vetem 3 popuj nuk kane pasur shtet te tyrin deri pak dekada me pare: cifutet, maloket dhe jevgjit.

        Serbia nuk mund te krahasohet me Gjermanine, por as maloket nuk mund te krahasohen me cifutet.

        Ndersa marredheniet gjerman-cifut dhe serb-malok mund te krahasohen. Ne te dy rastet gjermanet dhe serbet jane popuj qe kane histori shtet-formuese, ndersa cifutet dhe maloket jo.

  • Po lideri i ,,pavarsisë” të Kosovës e pati dorzu pasaporten serbe që me te hyri dhe
    u patë këthy po me shtetësi serbomalszeze nga azyli në Itali apo e mori me vehte

  • E drejte, kundra nje shteti qe nuk don te njohi, asnje blerje te atyre mallrave, une nuk do te blej ,jam nga Myzeqeja, une ne kohen time te lire nje nga gjerat qe bej, mesoj Anglisht, shume shqiptare fatkeqesisht mendojne perciptash

  • Anëtar i Asamblesë në Nju Jork dhe i zgjedhur në postin më lartë politik në Shtetet e Bashkuara, Mark Gjonaj,

    Po ky esht president I SHBA?

  • Ne Shqiperi ka patur supermarkete me pronare serbe, nuk e di në se ka akoma.
    Te tille rrjete duhet te behen te njohur nga media dhe asnje te mos futet aty per te blere.

    Po ashtu per miellin serb qe merret nga serbia duhet te nderpritet menjehere, ketu eshte faji direkt i te korruptuarve te kuq komuniste sali dhe rami

    Duhet te gjejme forca, te organizohemi ta bllokojme me cdo kusht kete tregeti antishqiptare, (cfare nuk pritet nga plehrat serbe) mjaft me komente qe as i hyjne ne pune njeriu.

    Ndoshta nje peticion online si fillim, pse jo edhe ne terren, per te pare cfare mund te behet më teper….

  • Kete thirrje do te bente mire t’ia drejtonte kriekaqolit qe po i behet ure Serbise duke bere tregeti me kufijte e Kosoves e per me teper te denoncoje miliarda eurot qe Rama me Linden po transferojne off shore nepermjet ABI bank sepse shqiptaria nuk tregohet vetem me proklama antiserbe por edhe duke denoncuar hajdutet e gjese publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *