Mark Marku (version i pacensuruar): Berisha hoqi nga lista anëtarët e “komisionit të veshit”

anazapta

Pas zyrtarizmit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, thotë se e priste mosfutjen e tij në listë për shkak të kritikave që ka lëshuar ndaj qeverisë. Duke bërë një analizë të listave, Marku shpreh habinë që kryeministri ka ndëshkuar edhe ata deputetë që e kanë mbështetur verbërisht. Marku ka folur për një televizion pranë qeverisë i cili e ka censuruar fjalën e deputetit demokrat. Gazeta Dita ka arritur të sigurojë të plotë deklaratën e deputetit të Lezhës.

Reagimi i plotë i Markut

“Me kalimin e viteve është bërë çmos që në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të mos ketë më përfaqësues të djathtë. Unë jam aktivist i lëvizjes së dhjetorit. Kur dolëm nga greva e urisë, Kastriot Islami ishte ministër Edukimi në pushtetin e Ramiz Alisë. Ai kërkoi që të na mbyllte shkollën që ne mos kishim më të drejtë studimi. Sot është Kastriot Islami në listën e Partisë Demokratike dhe unë jam jashtë saj. Listat që janë hartuar nuk kanë ndjekur një logjikë dhe kjo më është dukur e çuditshme. U përjashtuan jo vetëm kritikët, por dhe konformistët. Madje, madje dhe anëtarët e komisionit të tërheqjes së veshit. Kjo është një listë që nuk do të funksionojë. Megjithatë është e kotë që të ngrejmë një stuhi që tani, duhet të bëjmë durim, pasi analiza më e mirë bëhet në 23 qershor”, u shpreh Marku. Për Mark Markun, kryeministri ka gabuar duke përfshirë në listë tre ish-deputetët e PS-së, por edhe aleatët, që sipas tij duhet të provonin veten më 23 qershor. Në këtë legjislaturë, Marku është një ndër deputetët e paktë që ka tentuar të ngrejë zërin për disa shqetësime për qeverisjen e PD-së.

 

Share This Article
9 Comments
  • Mire te te behet. Gjithe keto vite je munduar te justifikosh degjenerimin social dhe moral qe ka mbjelle partia jote.

  • Mark Marku ke ngerc te fjales kur flet, si duket ngerci ka lidhje me trurin. Opinioni publik ka bere te njohur faktin se Sali Ver Palla mbeshtetet te komunistat e PS dhe rri ne pushtet i mbrojtur nga origjina e tij KOMUNISTE.. Komunistet nuk kane parime, ata mbeshteten ne dhune dhe ne diktature, kjo eshte PD qe ti i ke sherbyer. PD ka alergji pronaret, te perndjekurit politik te diktatures, fjalen e lire njeriun e lire etj, etj. Je i vonuar dhe i pa ekulibruar ne mendime dhe ne kritika. Mos fol kur te preket interesi personal, por kishe kohe 4 vjet te tregoje vehten si demokrat, tek viktimat e Gerdecit, te vraret e bulevardit, persekutimi deri ne vete flijim i te perndjekurve politik dhe te shitjes se pronave te Shqiperise si placke tregu nga babezia Sali Baba me 40 Hajdut. Tyc & Toc

  • Duhet pare dhe rendesia dhe vlerat e cdo kujt qe do te donte te kandidonte per deputet! I dashur Mark Marku ju jeni nje profesor idealist dhe me kapacitet shume te larte por deputetelleku nuk ben per ju! Ju duhet te jeni shume afer studenteve qe te adhurojne!

  • Marku nuk eshte se e ka kritikuar Berishen, por vetem ka tentuar te beje. Megjithate me vjen keq qe ai nuk eshte ne listen e PD, pasi ka vlera intelektuale, por nga ana tjeter me vjen mire, sepse PD-ja do humbase.

  • Saliu edhe Ramaiz Aline e fuste ne listat e PD-se po te ishte gjalle e te ishte kunder Ed Rames …. e jo me Kac Islamin. Politikanet kudo ne Bote jane pa Moral po keta tanet edhe IMORALITETIN e kane shume ….

  • Marku eshte munduar te zvogeloje te keqen, duke ndjekur nje logjike qe nuk konsideron kamzhikun si te vetmen alternative, por duke u munduar te gatuaje edhe pak kulac…por eh, ti japesh mend te madhit ose te vesh sado pak ne dyshim persosmerine e vijes se tij politike, – te kritikosh konsiderohet mendjemadhesi, me keq akoma rebelim, kundervenie…

  • Nuk ka kala qe nuk marin komunistat,a mund te imagjinonte kush se ish ministri i aresimit ne qeverine e fundit komuniste Kastriot Islami(njeriu qe mbylli universitetin)do behej deputet i pd-es duke i zene vendin e nje studenti te dhjetorit dhe pjesemarres ne greven e urise Mark Marku?!Ja pra cfar mund te bej nje komunist si Sali Berisha,qe per te mbajtur pushtetin i ka bere bashke komunist,ballist,zogist,republikan dhe soj sorollop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *