Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të parë

redaktor

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të quajtur, Max.

Bilioneri dhe gruaja e tij mjeke e bënë të ditur lajmin në rrjetin social bashkë me një letër dedikuar së bijës.

Ata gjithashtu kanë lajmëruar se do të dhurojnë një pjesë të pasurisë për brezin e ri.

Çifti do të dhurojë 99% të fitimit nga “share” (shpërndarjet) në Facebook, që përkthehet në shifra në 450 milionë dollarë.

Atyre do t’ju mbetet për veten e tyre dhe fëmijën e ardhur në jetë një pasuri prej 450 milionë dollarësh, plus të ardhurave të tjera private që mund të kenë aktualisht.

Letra është shoqëruar me një foto të të treve.

“E dashur Max, mami dhe unë ende nuk gjejmë fjalët të përshkruajmë shpresën që na jep t’i për të ardhmen. Jeta jote e re është e mbushur me premtime dhe ne shpresojmë që ti do të jesh e lumtur dhe e shëndetshme për ta gëzuar atë totalisht. Ti sapo na dhe një arsye për të jetuar”, ka shkruar Zuckerberg në letrën e tij drejtuar së bijës.

Share This Article
1 Comment
  • Ja sa thjesht dhe gezueshem e percepton jeten nje ateist si Zuckerberg.
    Vajzes jete te gjate dhe te shendetshme eshte edhe urimi im per te.

    Dhe per t’u provuar fetareve qe ateistet jane me zemerbardhe, me njerezore dhe me te dashur mjafton te shikoni filantropet me te medhenj ne rruzull. Ata jane kryesisht ateiste apo agnostike: Zuckerberg, Gates, Buffet, Soros etj.
    Nuk i dhurojne parate per te bere xhamira, kisha dhe pasuri te paluajtshme per keto te fundit, por ne programe konkrete zhvillimore per te luftuar semundjet dhe urine ne bote. Zgjohuni truthare, lerini idiologjite regresive, dhuroni sa me shume dashuri dhe lini pas urrejtjen, dhunen, fanatizmin, ndasite, jetoni jeten ne toke sa me bukur se te gjithe krimbat kane per te na ngrene kur mos marrim me fryme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *