Marko Dajti letër Berishës: Ata që vrau Enveri ishin ca si puna jote

redaktor

Ish-sekretarit të PPSH dhe bashkëkryetarit të Partisë Demokratike, shokut Sali Berisha

Po mbushen 24 vjet nga koha kur vendose të flakësh teserën e Partisë së Punës dhe të kryesosh partinë e të djathtëve në Shqipëri. Po bëhen 24 vjet që flet, bërtet e çirresh kundër Enver Hoxhës, duke e shndërruar antikomunizmin në kredon tënde politike. Por në këto 24 vjet ka ndodhur pikërisht ajo që ti ke patur më shumë frikë se do të ndodhte: Figura e Enver Hoxhës është lartësuar gjithnjë e më shumë dhe figura jote ka rënë gjithnjë e më shumë.

Në të vërtetë, do të ishte e vështirë të krahasoje figurën tënde me atë të Enverit, edhe pse starti është i pabarabartë. Ai erdhi në politikë si komandant i një ushtrie që çliroi vendin, ndërsa ti erdhe nga oborri i Ramiz Alisë i mbushur me mllefin ndaj Komandantit që nuk të zgjodhi si mjekun e tij personal.

Erdhe ti në atë fund dhjetori dhe, për hir të së vërtetës, solle shumë shpresa për popullin, që kishte nisur të vuante si pasojë e degradimit që i bënë sistemit njerëzit që morën pushtetin pas vdekjes së Enverit. Me dorën që nuk e laje që kur kishe takuar Enver Hoxhën, ngrite dy gishtat në tribunë dhe premtove se kurrë më nuk do të rikthehej ai regjim gjakatar. Mblodhe rreth vetes bij plangprishës dhe pionierë të Enverit, ish-anëtarë të PPSH-së dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe premtove një Shqipëri ku të gjithë do të ishin të lirë e të sigurt. Por na gënjeve o Sali.

Shqipëria jote është Shqipëria e ’97-ës. Askush që nga koha e Haxhi Qamilit nuk kishte arritur të shkatërronte një shtet e një komb aq shpejt sa ia arrite ti. Askush që nga koha e Esta Pashë Toptanit nuk e kishte shitur detin, tokën e ajrin aq bukur sa e bëre ti. Kurrë nuk na e ke thënë sa paska qenë numri i viktimave të Enverit për 40 vjet, por jam i bindur se janë shumë më pak se viktimat e tua dhe të shokëve të tu që na kanë qeverisur në këto 24 vjet. Ata që vrau Enveri ishin ca si puna jote, që i janë qepur në kurriz këtij populli si shushunja dhe nuk i ndahen derisa t’i thithin edhe pikën e fundit të gjakut. Dhe nuk e rregullon dot biografinë tënde politike duke hedhur baltë mbi Enver Hoxhën, qoftë me gojën tënde, qoftë me ata fëmijë të politikës që i nxjerr në tribuna.

Nuk është faji i Enver Hoxhës pse qëndron shumë më lart se ti në histori. Edhe ti e pate shansin tënd, por në vend ta udhëhiqje popullin drejt një jete më të mirë, sikurse bëri sa ishte gjallë Enveri, e udhëhoqe drejt greminës, drejt shkatërrimit ekonomik dhe degjenerimit moral, i vure kazmën nga themelet një shoqërie që kishte nisur të prodhonte një elitë intelektuale (ndër të cilët dhe ti) dhe e mbushe vendin me analfabetë me arsim të lartë. Kërkove të bëhesh mbret vetëm dy vjet pasi kishe vënë menderen në kolltukun e Presidentit të Republikës, por populli ta përplasi surratit atë palo kushtetutë. Atëherë besoj se e kuptove se nuk arrin dot as te niveli i satrapit Zog, se me Enverin je vite dritë larg.

Ishim vërtet të varfër në kohën e Enver Hoxhës, por edhe ai nuk ishte më i pasur se ne. Nuk i la gruas dhe fëmijëve as toka, as vila, as pallate. Nuk i vuri fëmijët e tij të bëheshin ortakë me grekë e serbë dhe as të merrnin përqindje për investimet në Shqipëri. E pra, fëmijët e tij ishin shumë më të aftë profesionalisht se fëmijët e tu, por nuk u bënë dot të pasur. Barazia e Enverit ishte barazi për të gjithë, ndërsa barazia jote ishte vetëm për familjen tënde. Dhe pavarësisht se unë e them me bindje se Enver Hoxha është heroi ynë kombëtar, jam i bindur se këtë mendim po e shprehin gjithnjë e më shumë shqiptarët. Dhe një nga arsyet është pikërisht sepse askush pas tij nuk arriti dot të sigurojë një shtet të lirë, të pavarur dhe të sigurt për qytetarët e tij.

Ajo që ti ke frikë se do të ndodhë, do të ndodhë vërtet. Ti do të harrohesh në histori, ndërsa Enveri do të jetojë përjetë. Por nganjëherë është më mirë të harrohesh o Sali. Nëse historia do të të përmendë një ditë, do të tregojë se ishe vegla e shteteve të huaja që realizoi gjunjëzimin dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Se ishe komunisti që mashtroi për vite të tëra antikomunistët. Se ishe persekutori që tërhoqe në llumin e vet edhe “të persekutuari”. Se ishe ai që ëndërroi të bëhej si Enver Hoxha, por nuk i arriti as te maja e thoit. Më mirë të harrohesh, se sa të kujtohesh si tradhtar i vendit tënd.

Të gjithë ne ndryshojmë nga pak, o Sali. Vetëm ti nuk ndryshove në këto 24 vjet. Ja unë, për shembull, nuk jam më sekretar i parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, të ish-partisë tënde, por jam përfaqësues i Frontit të Majtë. E ke marrë vesh besoj se tashmë të majtët e vërtetë janë bashkuar në një front të përbashkët për të ndaluar një herë e mirë shkatërrimin që po i bën këtij vendi ti dhe shokët e tu. Se popullit po i hapen sytë o Sali dhe po e kupton se kush je ti dhe ata që ndërrojnë kolltuqet njëri pas tjetrit dhe që kanë frikë, qoftë zgjuar apo në ëndërr edhe nga fotografia e Enverit. Se ajo nuk është thjesht një fotografi. Është simboli i ndëshkimit për gjithë hajdutët dhe kriminelët, të shiturit dhe tradhtarët, mashtruesit dhe matrapazët politikë, të vetëquajtur të majtë apo të djathtë. Është një fotografi që po ta shfaqin përditë përpara syve, për të treguar se ora e së vërtetës, ora e llogarive, po afron. Të paktën shpresoj të mos ta kesh humbur atë teserën e dikurshme të PPSH-së. Do të të ndihmojë të lehtësosh krimet e tua.

Të uroj të të vijnë mendtë të paktën tani në pleqëri o shoku Sali. U thuaj dhe atyre kalamajve që i komandon me telefona të mos merren më me Enver Hoxhën. Tregoju dhe atyre sharlatanëve politikë që ke mbledhur rreth vetes se nuk pyet luani pse i shkule një qime. Dhe mos e bëj si dhelpra me rrushtë.

 

Ish-shoku yt i Partisë së Punës

Marko Dajti

Share This Article
62 Comments
  • Kam deklaruar: Me mire te me quajne enverist, sdo ta kisha per turp, se dikush te me quaje Salesh berishian, qe do te ishte ofendimi me i rende per mua, per vete largesine qe kam patur me plehra si Sali Berisha edhe ne epoken para 90-tes dhe ne epoken e shkaterrimit masiv te mbas 90-tes.
    Zoti Dajti ka bere vetem nje gabim, se pa dashje ka krahasuar Enverin me Saliun, qe per mua, Enveri mund te krahasohet me politikanet qe kane lene gjurme ne bote, jo me shurrmbatesin e tij.
    Qe ka cuar shume ptej sojit pederast ne hell, mire ka bere, se imagjinoni po te kish lene gjalle Enveri pisa qe sot bejne trimin, do ta kishin shitur jo vetem Shqiperine, per hic gje, por do ti kishin nxjerre e mamate e tyre dhe motrat neper burdellot e Europes, vetem per te bere ndonje foto me politikanet e botes se asaj kohe.
    Kur te kthjellohen shqiptaret dhe te bejne krahasimin e Enver Hoxhes me burrat me te shquar te botes se qyteteruar, atehere une do te shkruaj, se cfare gabimesh beri Enver Hoxha.
    Perderisa mundoheni te beni krahasim me shurrmbledhes bllokqene si Berisha, atehere eshte e kote te flasim per Enver Hoxhen.

    • Ka erdhur koha të rivlerësohet figura e Enver Hoxhës.Thonë ka qënë i lig,thonë ka qënë i mirë,e vërteta është kokëfortë,Shqipëria sot ekziston (ne ekzistojmë)në sajë të atij burri.

      • tani qe jam larg e kuptoj me mire perse bota nuk na afron :::kur shokoje shkrime injoble te shpifura te ketilla te vjen per te vjedhur :enveri ishte i thjeshte :::more katunar me ae din ti se femijet e enverit dhe te ministrave shkoni ne shkolle me benza ::ndersa ne shkonim me autobuza ne tirane se ne katune shkonin me gomora ose me qerre :::ne hanim buke me kos enveri e therrte dashin e sali protopates cdo nate :::a e ke pare vilen ne vlore ne ujt te ftohte qe enveri i kalonte pushimet gratuit ne u shtupshim si sardele ne konserva :ne trena ::::te kesh turp qe e mban ne zemer nje diktator si enveri ::::cdo qytetar i botes do te kishte turp ne vendin tend ::::por disa cobane pa vlera :::nuk e kuptojne :::sa veta vrau mbas kraheve enveri jot ::::por ndoshta dhe ju qe e mbroni enverin jeni si ai qe diten te qante dhe naten te vriste :::ju shoket e enverit jeni llumi i civilizacionit ::::llumi botes ::::bota tipat si puna juaj i mbyllte me derrat se nuk beheni njerez asnjehere :::viva la liberta :: viva la demokracie:

    • “Horri i b…” ? Sapo lexova komentin tuaj më shkoi në mendje te shkruaj një libër me titullin : “Shkëlqimi i një horri që saliun përmorri”! Megjithatë më pas e ndryshova mendjen sepse i thashë vehtes “a ja vlen që horri ta harxhojë shurrën për të përmjerrë mbi një bastard që ja kalon cdo haleje antishqiptare”? Nuk ja vlen apo jo? Nuk duhet ndyrë shurra e shqiptareve te vërtetë kaq shumë !? Nuk duhet bërë kaq pis duke shpëlarë salinë? Duhet acid i dashur acid dhe s’dihet a ja heq zgjyrën kryezgjyrës!? Nderime horr! Sikur hiç të mos e mbrojme ne te vërtetën për Enver Hoxhën atë e mbron vepra e tij për sigurimin e ekzistencës së këtij vendi që quhet Shqipëri dhe që nuk i shfarosi shqiptaret sic rreken te na mbushin mendjen me farat e “kungullit te vet” por,i bëri nga 800 mijë në 3 milion? Aq sa janë dhe sot kur minimumi pas 24 vjetesh duhet te ishim bërë nja 4.5 milion? Edhe unë ashtu si ju do të flas për dobesite e Enver Hoxhës kur te marre fund etapa e krahasimit të tij me shurrëmbledhesit!? Për fatin e tyre te keq unë i di dhe si “shurrëpirës” të Enver Hoxhës! Salinë me shokë e kam fjalën!?

    • “Horri i Bulevardit ” !
      Me se fundi u bere “GJalle ” ,sepse tek “TEMA ” nuk po te shikoj .
      Jam dakord me komentin tend ,por do te shtoja se perpos disa gabimeve duhet pohuar se ENVER HOXHA ,punoi per kombin .
      Sa ishte gjalle nuk la as MIZEN qe te hynte ne “VATHEN ” e tij dhe tonen qe quhej SHQIPERI .
      Kush erdhi i pa ftuar dhe per ta rrezuar e beri Shkrumb dhe HI .
      Problemi i dyte :
      Eleminimn e BAYERNIT nga REALI dhe eleminimin e BRCELONES vjet po nga BAYERNI i shikoj si 2 pika uji te njejta por qe pikuan ne kohe te ndryshme .
      Jam i bindur 100 % qe kompanite e Basteve me qender ne AZI ,por te dirigjuara nga BLATERI ,e blene Kupen e Kampioneve dhe ja dhane REALIT ,ndryshe nuk ka se si spiegohet qe Lojtaret e Bayernit ,nuk shenuan as edhe nje gol dhe vinin veredalle neper fushe si Somnanbule .
      Gojet e liga thone gjithashtu se BALTA-BLATER ja ka shitur Kupen e Botes BRAZILIT ku Prologu u luajt vjet ne Kupen e Konfederatave ,me futbollin si RAGBY dhe Epilogu do te luhet ne daten 13 korrik ne finale ,por nuk jam ne gjendje te percaktoj se kush do te jete kundee brazilit ne finale .
      Te pershendes !

      • Te pershendes zoti Zaimi dhe shkruaje librin, fakte ka plot.
        Por pershendes edhe Totilen qe u “zhduk” pa gjurme, ndoshta dhe nga laskare komentues qe per argument, kane idjotesine e ofendimit.
        Tek Tema e Meros, nuk me pranojne, mbas disa perpjekjeve nga ndonje shpellar i fshehur tek Tema, me ne fund, arriten te me bllokojne.
        Por jam i kenaqur ketu te Dita, se ka shume miq, qe te vlersojne dhe ja vlen ti respektosh.
        Bajern-Barcelona, ndoshta duhet te bejne nje vit pauze, se gjermanet e kane ne sistem pushimin, nje fermer bujk ne Gjermani, me tregonte se mbasi marrin prodhimin per kater vjet rradhazi nga toka, vitin e peste e lene token te pushoje dhe shpenzimet qe do te merrnin, i paguhen nga shteti gjerman, gati ne 80% te prodhimit.
        Mos u largo, se ketu ne Dita, eshte me te vertet shum bukur.

        • Edhe mua me kane bllokuar tek “TEMA “.
          Vetem para nja 2 javesh me lane hapesire per 1 jave ,mbas 3 muaj bllokim .
          Sidoqofte me duhet te pohoj se tek DITA eshte mire por nuk e ka ate “LUFTEN” qe bejme tek “TEMA ” ku ne rubriken e sportit duhet ti vlersojme edhe “ARMIQTE ” apo “KUNDERSHTARET”.
          Sidoqofte me behet qejfi qe je “GJALLE ” dhe je po ai i pari .
          Do te shfaqem tek rubrika sportive e DITES sido qe shkrimet nuk i ka BOMBASTIKE sikur TEMA .
          Mendimi im eshte se BOTERORI eshte i shitur nga BLATERI tek BRAZILI .
          Tung !

  • Shoku Sali,
    Te gjithe ish komunistet shqiptare kane te drejte te te therrasin “SHOKU SALI”.
    Sepse ti perfitove me shume ne 24 vjet nga sinonimi i kesaj fjale te fisme “shok”.
    Ti shperdorove fuqine e kesaj fjale ghysem shekullore dhe gjysem planetare.
    Mijera shqiptare, perfshi edhe mua u arratisen nga Shqiperia pasenveriane qe na krijove zotrote. Ata qe nuk arriten dot ne Bregun Tjeter jane me shume se ne te gjallet. Por ne te mbijetuarit mjaftojme per te te kujtuar se ligji moral i shqiptareve nuk do te te fale kurre!

  • Le te kerkoje Sala nje referendum per te dale ne shesh te mejdanit me Enverin (nje i gjalle dhe nje i vdekur) dhe te mbyllet historia

  • Hallall o MARKO DAJTI per menyren sesi i drejtohesh salesh berllishes Ish-sekretarit te PPSH dhe bashekryetarit partise demokratike,,,dhe e mbyll ish-shoku yt i partise se punes……

  • ‘KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE’
    Krimi fillon tek sistemi bankar e financiar.perfaqesuesi i bankes se Shqiperise e prokurorise ne parlamentin e popullit direkt para POPULLIT.
    -Sa kapitale financiare jane arratisur,ne cilat banka jane degedisur nga cilat bam
    nka jane nisur e kush jane fullanet qe kane firmosur.Ne Amerike kreu i korrupsionit financiar
    MADOF u denua 170 vjet burg e i biri u vete var,po fullanet bodet berishat e salisjanet e majte e te djathte kur do pergjigjen.
    PER POLITIKE KEMI FOLUR 22 VJET NDAJ U KATANDISEM NE KETE GJENDJE SE SHKATERRUAM EKONOMINE QE DO 100 VJET TA MARRE VETEN.
    Enver Hoxhen nuk e duan jo se u dhimsen te vraret qe nuk u thane as 1000 emra por se u kujton ligjin.KUSH KA JETUAR ATO KOHE E KUJTON QE PER RAPORTIM FIKTIV TE PLANIT E JO PER VJEDHJE NJE SEKRETAR I PARE I PUKES NJERI I NDERUAR THOMA DINE U DENUA 12 VJET BURG SE GENJEU PER REALIZIMIN E GRURIT.

  • HALLALL Qumeshtin e NENES Marko DAJTI! Ke Mbiemrin e bukur te Malit mbi Tirane. Ka dhe do te kete Djeme TRIMA Shqiperia. Sali B..ISHA do te mbetet ne Histori si NERONI, sepse Dogji e PERVELOI Shqiperine! Eshtrat e B..ISHES duhen DJEGUR se Helmojne TOKEN Shqiptare!!

    • Gjagji Mullai
      mos i krahaso mbiemrin me malin e Dajtit se atje partia e ktij dhe shoku Enferr
      pushkatonin “armiqte” e popullit pa gjyq
      i ekzekutonin si burracak ,naten pa hene dhe yje
      Kujdes ,gjagji Mullai ,kujdes me te djeguren ,me radhe ,me radhe
      kte toke e helmuat ju me shokun Marko qysh ne 1941
      jane derivantet e atij sistemi qe na katandisen deri ketu

      • DREAM, po Saliu a nuk eshte nje nga ata qe helmuan kete popull me demagogjine e komunizmit? Apo me qe je bere me Saliun dhe ate nuk e llogarit si komunist? Me repliken tende tregon se nuk je i ndershem ne gjykim dhe qe ketu, merr fund replika me ty. Je thjesht nje bythelepires ose frikacak qe nuk fut edhe komunistin e devotshem Sali ne listen e krimineleve komuniste.Madje Saliu ka vrare e shfarosur me shume se Enveri, sepse Saliu i ka vrare ne kohe demokracie. vetem ne nje dite vrau 26 dhe plagosi 300 qe edhe sot jane te gjymtuar.Krimete Saliut nuk kane te sosur per keta 8 vjete.

        • Sali qeni nuk ka qene ndonjehere komunist ! Komunist nuk te ben tesera ashtu sic demokrat nuk te ben emri ! Sali qeni eshte nje spiun me shkolle dhe sherbetor i te huajve ashtu si gjith kjo race Atdhe shitese . Prandaj mos i turbulloni ujrat ! A nuk e ke vene re se Shqiperia dhe shqiptaret gjate gjithe ketyre 29 vjeteve jane ndeshur me aleancen e sivellezerve kuislinge te 1939-1944 ? Apo te lloj lloj diversanti te mberritur nga greku dhe jugosllavi me financim te huaj ?

      • Dream, meso te shkruash se dhe fjalori qe mbajme me vete nuk po na hyn me ne pune te deshifrojme shkrimin tend

    • ky majko ehte nga yzberishi me origine ::::komunist ::spiun ne kohen e enverit ::::dhe cunit te vet i kane vene emrin enver dajti :::jane katunaret e yzberishit qe spiunonin popullin per te fitur medalje nga enveristet :::

  • KY ZOTERIA MUND TE SHKRUAJE GJITHE DITEN SE ATE PUNE DI, POR JU TE DITES MERRNI PE SIPER NJE MISION SHUME FISNIK ME LIGJERIMIN E VRASJEVE TE ENVER HOXHES

    • Te lumt Marko.Problemi eshte qe duhet dhe te tjere komuniste ti tregojne te keqiat qe ka bo Sala edhe student.
      Sa per Enverin referendumi do e zgjithte njehere e pergjithmone problemin.

    • Bravo “Salih Ram Berisha”! Hera e parë që ja ke futur kot dhe të ka dalë plot? (shaka me autorin e vërtetë sepse e kam të qartë nënkuptimin)!? Nderime autor që qëndron pas nick-ut dhe poshtë shpellari i vërtete! Shpellari i vërtetë kontrabandist ka qënë në te gjitha aderimet e veta?

  • Nje shkrim , qe meriton komplimente. Sa faje e krime makaber ka akoma per te shkruar , per Salbishen , njeri i lindur , i rritur e i edukuar mbrapsht !! Ai eshte vete krimi , mashtrimi , diktatori, hajduti , llafazani , shkaterrimi , psikopati , cmenduria etj…etj….Po si do behet e sa do presim ne shqiptaret per te shpetuar njehere e mire nga ky PERBINDESH e lakejte e tij ???

  • Arben–Mos kerko te luash rolin e skuthit po qe se je shqipetar.Jo vetem kjo e perditeshme nuk mer persiper ligjerime vrasjesh njerezish por diskutohet dy pamjet e nje vendi me te njejten popull.
    -Nga njera ane populli shqipetar qe beri luften e òliroi vendin ,e me pas ndertoi nga hiçi shtetin m e nje baze ekonomike e sociale si asnje vend i Botes per 20 vjet me tere deget e infrastrukturat e shtetit me arsim,kulture,industri,bujqesi,hidroenergjitike,bonifikim,sistem ujitjesh saje luftes e punes heroike teri ne flijim te ketij populli qe be krye te piramides shteterore gjate luftes dhe punes kish nje shqipetar qe quhej ENVER HOXHA.
    -Nga ana tjeter per 22 vjet po ky popull me regji reaksionare e tere agjenturat qe u ulen kembekryq e me pjesen me antishqipetare si kujslinge ku ne krye te piramides shteterore ish nje SH………qe me metoda titiste beri gjenocid duke e perzene gjysmen e popullit si mize pa koke neper Bote,nuk i dihet egzakt numuri i popullsise,humbi gjuhen ,humbi punen,humbi rinine.humbi ekonomine.qe ka shkuar ne zero me terapite reaksionare te ‘shokut’ duke u bere shqipetareve terapine e elektroshokut ,futi drogen prostitucionin,gjakmarrjen,antivlerat e krimin ne familje.vllavrasjen,hajduterine.korrupsionin,shitjen e ngujimin e femijeve urinelistat e bukes e MJERIMIN ,shkjaterrimin e mbrojtjes e sigurise,pushtetet e informacionit e drejtesise.KTHIMIN E KETIJ VENDI SHPREHJE GJEOGRAFIKE.
    Sa per vrasjet ne periudhen 40 vjet kur ne krye ish Enveri E sa mungojne ne listat per 20 vjet SALIU NUK ESHTE I VESHTIRE TE BEHET BILANÇI E MBI KETE BAZE EDHE DENIMI DERI NE BREZIN E TRETE.

    • GJITHSHKA THUA QENDRON
      VETEM KE HARRUAR FAKTIN E “KAFAZIT”
      E PRA MIK VETEM KAFSHET MBAHEN NE KAFAZ
      EDHE SALIU FATOSI ILIR MUTI RRJEDHOJA TE ENVERIT JANE
      VETEM RAMA BEN NDRYSHIM SE KA JETUAR CA KOHE ANDEJ
      ME LEJO TE PYES
      “ME GJITHE PERIPECITE QE KA KALUAR SHOQERIA SHQIPETARE KETO 24 VITE, TI PO TE KISHE MUNDESI TE ZGJIDHJE A DO TE ZGJIDHJE TE KTHEHESHE PRAPE NE KAFAZ”
      E PRA MIKU IM A E SHIKON??!!
      PROBLEMI YNE ESHTE SE NUK PO E FUSIM DOT KOMUNIZMIN NE HISTORI POR E KEMI NE AKTUALITET

    • Pa dashur te beje avokatin mbrojtes te kohes 1945-1985 per 40 vjet Regjimi vrau nga kulishat. e Kuislingeve ,Regjenteve ,ballisteve ,legalisteve ,tradhetareve ,bashkepuntorve te Fashizmit dhe nazizmit e ku di une tjeter rreth 3000 vete .
      Kjo shifer eshte e egzagjeruar .
      Kurse per 23 vjet 1991-2014 se paku vetem per gjakmarrje jane vrare mbi 11 MIJE VETE ,pa llogaritur sa kane vdekur nga ZJARRI ,UJI ,ELEKTRIKU apo NGA aksidentet me makina .
      Kjo eshte e verteta dhe perfundimin nxirreni vete

      • VRAU 3000 POR IKEN NGA SHQIPERIA 50000 QE ISHIN AJKA E KOMBIT NJEREZ TE DIPLOMUAR NE AKADEMITE ME TE NDRITURA TE BOTES
        KJO ESHTE ARSYEJA QE SOT VUAJME PER ELITE UDHEHEQESE NE SOT
        KRAHASIMI I DY SISTEMEVE BEHET ME VENDET PERENDIMORE JO ME SHQIPERINE SOT SEPSE JEMI AKOMA NE KOMUNIZEM
        CFARE JANE FATOSI BERISHA ILIR MUTI & CO
        MOS TE DUKEN SI “KAPITALISTA”!!!???
        E MEGJITHE KETE PRAPE JAM I BINDUR SE PO TE KISHE MUNDESINE TE ZGJKDHJE PRAPE NUK DO ZGJIDHJE TE KTHEHESH NE “KAFAZ”
        PRANDAJ MOS FOL KOT SEPSE CON UJE TE MULLIRI I BISHTAVE TE PARTISE SE PUNES

        • “Arben ” !
          Mos me “CENSURO ” mua dhe mos me nxirr nga “KAFAZI ” sepse une nuk kam qene kurre ne KAFAZ ,as une as im ate dhe ime ME .
          Desha te te beja me dije se Regjimin e kaluar nuk na e solli ENVERI ,por ishin Kombinacionet e TRE MOSQUETEREVE ,STALIN-ROOSWELT- CHURCILL qe e ndane boten qe ne Konferencen e TEHERANIT ne nentor 1943 por vulen ja vuri JALTA e shkurtit 1945 .
          Ata, bene mire qe e ndane per te pare se cili sistem do te ishte me EFEKTIVI .
          Dhe koha qe kaloi per thuajse 50 vjet tregoi SUPERMACINE apo EFICENCEN e KAPITALIZMIT ” me fytyre njeriu “”.
          Nga ana tjeter me duhet te them se Regjimi i kaluar ishte Gjakatar ,por koha qe kaloi nga 1990-sot duket sikur atij regjimi i KA “DHENE te DREJTE”.
          Si mundesh ti te krahasosh Shqiperine e cila ishte pa shtet deri ne 1925 dhe shtetet e tjera qe e kane patur shtetin qe ne shekullin e XVIII , te pakten .
          Etapat mund te digjen ,por njiherit ke djegur dhe NDERGJEGJEN e kombit e cila eshte akoma PREMATURE.

  • Shoku marku te pershendes nga zemra urime shendet e lumturi me familje
    i madh je dot rrezatojsh Shiperin ke mendje e paster si drita e Diellit
    Pershendetj vllazrore.

  • nuk ka mbetur gje tjeter mbas leximit te ketij artikulli me mjaft emocione nostalgjije te sistemit……RROFTE E QOFTE DIKTATORI…..RR. SISTEMI KOMUNISTE…RR. BURGJET POLITIKE…RR.BUKA E MISRIT …..RR. P.P.SH.RR.STALINI I MADH……

  • Historia shkruan ,denon dhe harron !! Prandaj ti Arben …..n.qs,Enveri vrau …dhe kjo eshte pjesa me e keqe etij ….,por kjo ishte pjese e sistemit ……..Iku ai sistem ,iku Enveri …kerkuam dicka me te mire …Cfare aritem ..Ku vajtem ?? Ne gremine ….Prandaj populli ….nuk e harron kurr Enverin ………….I pavdekshem Enver HOXHA ,!!!

  • Ti ishe nje ushtar besnik i diktatures,
    modeli me shpellaresk i sfumatures,
    ti ishe ai komunisti i etur, i perflakur,
    tiranit i sherbeje, ia mbaje uturakun.

    Turma te vuri ne krye, mendjetredhur,
    dhe zagaret te erdhen pas duke lehur,
    nga deliranca e kreshnikut te rrejshem,
    e nise, bitise, shpellar i pandreqshem.

    Degradimi te ka ndjekur Salobeu yne,
    kur genjeje se po flisje me perendine,
    se doje te ishe sundimtar gjithe jeten,
    por me 23 qershor more te tatepjeten.

    Per çdo te keqe tenden akuzon tjetrin,
    “ben ciu,ciu ne twiter”-perqeshje Edin,
    tani ti vete ben “ciu, c iu” ne facebo,ok,
    antazon “stilolapsa e çadra” me barut.

    Fodulleku poltik per toke te ka rrezuar,
    kupola u be si nje tollumbace e shpuar,
    ti me shpirt nder dhembe doje ta mbaje,
    prandaj protestuesit pas shpine i vrave.

    Duke uleritur dhe duke u ngerdheshur,
    sundove, duke vrare dhe duke vjedhur.
    por mekatet e tua, qe s’ kane te sosur
    krejtesisht do t’i paguash, i pshurrosur.

  • bravo zoti Dajti, ku te paska vajtur mendja o i madh. zoti te bekofte, o mendje ndritur e guximtar. pro shpresojme qe ta lexoj ai te pakten ai criminel i Shqiperis dhe shqiptarve, se mend nuk ka ai te mendoj e te reflektoj, se te nderroj nuk behet fjale. ma duhen shume letra si kjo e jotja, shpresojme qe ne te ardhmen te lexojme edhe letra te tjera te ketij lloji, te shkruara nga ty Zoti Dajti, edhe ndonje tjeter si ty qe e njef mire qe me pare, respekt dhe pershendetje te perzemerta Zotit Dajti bravooooooooooooo.

  • Shikojeni me vemendje foton, ai ne fund te barkes ndihet i shokuar nga mrekullia qe eshte ne miqesine e familjareve te tiranit, mendja dhe shpirti i kane avulluar, ngjiten lart shpateve te malit.Thote me vete se e ka ka zili gjithe bota,nepermjet valeve te liqenit, neper Drin shkon pamja e tij tek fshataret.I perfytyron sikur jane mbledhur te gjithe ne mes te livadhit,disa plaka dhe nuse me femijet ne krahe shohin rreze gardhit ne ane te ares dhe thone te çuditura se sa i madh asht ba ne Tirane djali i Sheqeres e i Rames!”.Por shpejt permendet nga nje cirke e dallges dhe i kujtohen pellitjet e gomarit qe hap shalet,leviz bishtin nga mizat nen hije te thanes.

  • Nuk dua te perseris, ato cfare kam shkruar per krahasimin midis Enverit dhe Saliut.Kush eshte i interesuar,le te lexoje komentin tim ne artikullin per Majkon,i cili nderoj me grusht ne nje moment ne varret e deshmoreve…Sejcili eshte i lire te beje vet dallimin se cili punoi (edhe gaboi) per Shqiperine dhe cili e shkateroi cdo gje te arritur,qe e ktheu Shqiperine dhjetra vite mbrapa,e percau dhe e shiti tek te huajt e vazhdon t’a terheqe ate zvare duke e katandisur ne gogolin e Europes.

  • Ne shkrim eshte bere nje gabim i madh qe krahasohet figura e Enver Hoxhes me ate te kriminelit Sali Berisha e cila eshte me nje ndryshim jashtzakonisht te madh. Me kujtohet nje thenie midis nesh e Dr.Sh.Kadares diten qe Sali Berisha eshte zgjedh kryetari i partise demokratike “sot eshte dita me e keqe per popullit shqiptare gje qe do sjell ne vazhdimesi shkatrimin e ketij vendi”.Ne perfundim per ti dhen fund interpretimeve te ndryshme , te behet nje referendum mbare popullore per ti vene si Enver Hoxhen dhe Sali Berishen ne vendin qe ju takon.

  • Bravo “Salih Ram Berisha”! Hera e parë që ja ke futur kot dhe të ka dalë plot? (shaka me autorin e vërtetë sepse e kam të qartë nënkuptimin)!? Nderime autor që qëndron pas nick-ut dhe poshtë shpellari i vërtete! Shpellari i vërtetë kontrabandist ka qënë në te gjitha aderimet e veta?

  • TE LUMTE PENA , KE FOLUR PER TE GJITHE PJESEN E POPULLIT QE JETON ME PUNEN dhe DJERSEN E TIJ DHE NUK VRAU , VODHI , SHITI DHE PERDHOSI ” NENEN SHQIPERI” , SIC BERI NE KETO 24 vite E GJITHE PJESA TJETER E POPULLSISE ATA QE I RRINE AKOMA PRANE DHE PRONTO BISHES BERISHJANE !

    PENA TU BEFTE TOP !

  • Po nuk u lodhet njehere xhanem,e lagu se lagu,te gjithe kjo Shqiperi i paska nxjerre oratore,por tu shofesh shtepine po tunden themelet.Kesaj punes tone i thone bjerme dhe njehere pa ta shohesh,jemi bere as spitalet s”na marrin ne dorezim.Popull qe merret vetem me te vdekur,cfar pret me.Ujku mjergull kerkon,se i pershtatet.Ka pasur burra ky komb por gjynaf s’lane pasardhes.

  • NASTRADINI: LETER E HAPUR PER VAMPIRIN E ENVERIT MARKO DAJTI.

    Degjo nastradinin o VAMPIR i DRAKULLES shqyptare qe kerkon ne terrin e nates te kthesh Kohen e Qepes te Partise se Punes ne nje kohe qe Shqypnia eshte vend antar i NATO-s dhe po aderon te antarsohet ne BE:

    BOLL MBUSHET LUMENJ ME GJAK NJERIU ME REGJIMIN TUAJ KRIMINAL, FUTUNI NE ARKIVOLET TUAJA BOLSHEVIKE DHE MOS DILNI ME, SE DEMOKRACIA DO T’U PRESE KOKEN DHE DO T’U FUSE KUNJIN E DRURIT NE ZEMREN E ZEZE SI QYMYRI.

    Demokracia dhe pluralizmi nuk jane e drejta juaj qe ta perdorni per revanshizem, por arritje e Botes se Civilizuar qe ju o VAMPIRE te Enverit ja mohuat per gjysem shekulli me radhe popullit shqyptar duke e transformuar Vatanin si nje CIFLIK personal te familjes Hoxha dhe duke i bere shqyptaret si skllever ne vendin e tyre me pune te detyruar si ne Kohen e Piramidave te Egjyptit.

    Merreni Sali Komunistin ne arkivolet tuaja nen dhe se ai eshte njesoj si ju, Pjella e Partise se Punes dhe Miku i familjes Hoxha, sic e tregon edhe fotografia ne DITA. Kurj i ankoheni ju per Sali Berishen? Atij populli qe Enver Sadisti masakroi dhe qe e lincoi dhe vrau me pabesi si nje ANTIKRISHT gjakatar gjate gjithe jetes se tij? Me ke doni te luani ju komedine shqyptare kur vajtoni DRAKULLEN tuaj Enver Hoxhen me vajtime si kukumjacka pylli si nje kushtrim per VAMPIRET e mbetur fanatike per te rikthyer Kohen Tuaj gjakatare. Mbajeni si nje relike ner Boten Tuaj te krimit Sali Berishen bashke me Enver Hoxhen se jane te dy MONSTRA te krijuara nga regjimi me i eger i vendeve komuniste te Evropes Lindore, qe likuidoi pa meshire humane intelektualet e vertete properendimore shqyptare dhe i zevendesoi ata me injorante dru me pre si puna yte o Marko Dajti, spiune te Sigurimit te Shtetit dhe robote besnike te Enver Hoxhes. Po nuk te vjen pak turp o Marko Dajti qe del tani si gjeli maje plehut ne media me letra te hapura qe ju, VAMPIRET e Enverit jeni fajtor per falimentimin e ekonomise dhe renimin e Shtetit ne vitet 90, qe i detyroi shqyptaret te marrin arratine nga syte kembet ne Bote me eksode te4 papara nga popuj te tjere ne histori? Per cfare MORALI shkruan ti more mashtrues ordiner ne DITA?

    Femijet e Enverit nuk ishin as me te zgjuar dhe as me te afte se femijet e intelektualeve shqyptare qe likuidoi BOSI yt katil dhe gjakatar o VAMPIRI Marko Dajti, por ishin pjella te DRAKULLES shqyptare Enver Hoxha. A te kujtohet se cfare tha Prandvera Hoxha kur mesoi e para se Sulo Gradeci kishte vrare ne gjumin e nates Mehmet Shehun? Nese nuk te kujtohet ta thote nastradini o krimnel i pacipe: Prandvera i tha me ngazellim te jashtezakonshem Nexhmijes dhe familjes qe po priste ne ankth: “Vdiq QENI! SHPETUAM!” Kjo ishte familja Hoxha qe mund te deklarohet pa gabim si familja shqyptare “ADAM’S FAMILY”.

    Mos mashtro se Enveri jetoi si nje njeri i thjeshte ne nje regjim ku te gjithe ishin te barabarte, sepse separi duhet t’i pergjigjesh pyetjeve: Ku shkuan te ardhurat per afro 45 vjet me radhe te ekonomise sone kombetare me eksporte qe vinin nga puna skllaveruese e popullit shqyptar dhe eksportit te pasurive tona kombetare qe mund te maten ne miliarda ne valute, mjafton nje perllogaritje e thjeshte ekonomike? Ke kerkon te mashtrosh ti duke perdorur Sali Berishen si paravan per te fshehur grabitjen e papare qe i beri Enveri popullit shqyptar? Mbase pergjigjen e kesaj pyetje duhet ta kerkojme ne llogarite bankare ne Zvicer apo gjetke ku fshehin parate te gjithe kriminelet e Botes, por mbase po te hulumtojme biznesin e familjes te kamufluar me emerin Biznes Albania te Luan Bregasit do te gjejme nje pergjigje adekuate.

    Ne perfundim: Mbeje Sali Enveristin per vete dhe mos e perdor per mashtrim si karte revanshizmi se Koha juaj Gjakatare e Qepes ka mbaruar dhe se populli shqyptar dhe Shqypnia po kerkon vendin e saj ne Evropen Demokratike.

    • O relike e pjerdhur zogiste! Po qe se e sheh veten ne nivelin e analistit kritik, dil dhe bej nje shkrim me emrin tend, pavarsisht se ke qene nje spiun i rendomte ne burgjet e diktatures dhe mos pellit ketu duke nxjerre pordhe nga goja. Ta shikosh se sa i “mirepritur” do te jesh o kastravec. Edhe gomari ka mendje me shume se ty.

      • Beji te fala Prandvera Hoxhes qe kur Sulo Gradeci vrau me nje plumb pas koke Mehmet Shehun a e di si u tha Nexhimjes dhe familjes se strukur nga ankthi dhe frika:

        “VDIQ QENI, SHPETUAM!”

        Kjo eshte ideollogji yte dhe morali i Vezhguesit F, Mikut te familjes Hoxha dhe shokut te kauzes se Ilir Kumbaros qe vrau edhe ai me tortura te padegjuara Remzi Hoxhen, sic i vret njerezit edhe ky debili komunist i Kohes se Qepes Marko Dajti, njesoj sic i vriste Enver Hoxha.

        • O nastradin Urani! O idiot me daulle!. Provokatore te llojit dhe sojit tend nuk i begenis as per atje ku shkon dhe mbreti ne kembe. Ti mor trangull i shtrydhur nuk ke vlere as sa letrat higjenike qe perdoren ne wc. Ta kam thene dhe here tjeter, menyra se si i sjell dialogjet e atyre qe te perkedhelen dhe pastaj te futen hurin, te dekonspiron keqas mor hedhurine komuniste, sherbetor i devotshem dhe shkop çyreku i saj. Se ne fakt ai sistem, seren tuaj jo vetem e shfrytezoi, duke e perdorur si karem per te futur ne rrjet gaforret e fisit, por dhe ju shtrydhi si limon duke ju perdorur si mashe e keqe. Ta paskan vene mire festen mor teveqel pjelle fajdexhinjsh samarpunues. Tani lih deri sa te vije ngordhja, por sa pare ben lehja tende. Gjynahet do t’i lash ne boten tjeter , aty ne flaket e ferrit, rrembythje.

  • NASTRADINI: LETER E HAPUR PER VAMPIRIN E ENVERIT MARKO DAJTI.

    Degjo nastradinin o VAMPIR i DRAKULLES shqyptare qe kerkon ne terrin e nates te kthesh Kohen e Qepes te Partise se Punes ne nje kohe qe Shqypnia eshte vend antar i NATO-s dhe po aderon te antarsohet ne BE:

    BOLL MBUSHET LUMENJ ME GJAK NJERIU ME REGJIMIN TUAJ KRIMINAL, FUTUNI NE ARKIVOLET TUAJA BOLSHEVIKE DHE MOS DILNI ME, SE DEMOKRACIA DO T’U PRESE KOKEN DHE DO T’U FUSE KUNJIN E DRURIT NE ZEMREN E ZEZE SI QYMYRI.

    Demokracia dhe pluralizmi nuk jane e drejta juaj qe ta perdorni per revanshizem, por arritje e Botes se Civilizuar qe ju o VAMPIRE te Enverit ja mohuat per gjysem shekulli me radhe popullit shqyptar duke e transformuar Vatanin si nje CIFLIK personal te familjes Hoxha dhe duke i bere shqyptaret si skllever ne vendin e tyre me pune te detyruar si ne Kohen e Piramidave te Egjyptit.

    Merreni Sali Komunistin ne arkivolet tuaja nen dhe se ai eshte njesoj si ju, Pjella e Partise se Punes dhe Miku i familjes Hoxha, sic e tregon edhe fotografia ne DITA. Kurj i ankoheni ju per Sali Berishen? Atij populli qe Enver Sadisti masakroi dhe qe e lincoi dhe vrau me pabesi si nje ANTIKRISHT gjakatar gjate gjithe jetes se tij? Me ke doni te luani ju komedine shqyptare kur vajtoni DRAKULLEN tuaj Enver Hoxhen me vajtime si kukumjacka pylli si nje kushtrim per VAMPIRET e mbetur fanatike per te rikthyer Kohen Tuaj gjakatare. Mbajeni si nje relike ner Boten Tuaj te krimit Sali Berishen bashke me Enver Hoxhen se jane te dy MONSTRA te krijuara nga regjimi me i eger i vendeve komuniste te Evropes Lindore, qe likuidoi pa meshire humane intelektualet e vertete properendimore shqyptare dhe i zevendesoi ata me injorante dru me pre si puna yte o Marko Dajti, spiune te Sigurimit te Shtetit dhe robote besnike te Enver Hoxhes. Po nuk te vjen pak turp o Marko Dajti qe del tani si gjeli maje plehut ne media me letra te hapura qe ju, VAMPIRET e Enverit jeni fajtor per falimentimin e ekonomise dhe renimin e Shtetit ne vitet 90, qe i detyroi shqyptaret te marrin arratine nga syte kembet ne Bote me eksode te papara nga popuj te tjere ne histori? Per cfare MORALI shkruan ti more mashtrues ordiner ne DITA?

    Femijet e Enverit nuk ishin as me te zgjuar dhe as me te afte se femijet e intelektualeve shqyptare qe likuidoi BOSI yt katil dhe gjakatar o VAMPIRI Marko Dajti, por ishin pjella te DRAKULLES shqyptare Enver Hoxha. A te kujtohet se cfare tha Prandvera Hoxha kur mesoi e para se Sulo Gradeci kishte vrare ne gjumin e nates Mehmet Shehun? Nese nuk te kujtohet ta thote nastradini o krimnel i pacipe: Prandvera i tha me ngazellim te jashtezakonshem Nexhmijes dhe familjes qe po priste ne ankth: “Vdiq QENI! SHPETUAM!” Kjo ishte familja Hoxha qe mund te deklarohet pa gabim si familja shqyptare “ADAM’S FAMILY”.

    Mos mashtro se Enveri jetoi si nje njeri i thjeshte ne nje regjim ku te gjithe ishin te barabarte, sepse separi duhet t’i pergjigjesh pyetjeve: Ku shkuan te ardhurat per afro 45 vjet me radhe te ekonomise sone kombetare me eksporte qe vinin nga puna skllaveruese e popullit shqyptar dhe eksportit te pasurive tona kombetare qe mund te maten ne miliarda ne valute, mjafton nje perllogaritje e thjeshte ekonomike? Ke kerkon te mashtrosh ti duke perdorur Sali Berishen si paravan per te fshehur grabitjen e papare qe i beri Enveri popullit shqyptar? Mbase pergjigjen e kesaj pyetje duhet ta kerkojme ne llogarite bankare ne Zvicer apo gjetke ku fshehin parate te gjithe kriminelet e Botes, por mbase po te hulumtojme biznesin e familjes te kamufluar me emerin Biznes Albania te Luan Bregasit do te gjejme nje pergjigje adekuate.

    Ne perfundim: Mbeje Sali Enveristin per vete dhe mos e perdor per mashtrim si karte revanshizmi se Koha juaj Gjakatare e Qepes ka mbaruar dhe se populli shqyptar dhe Shqypnia po kerkon vendin e saj ne Evropen Demokratike.

  • Z.M.Dajti e te tjere qe e pasuan ne keto shkrime pozitive,jane trima dhe trimat do vdesin gjithmon ne kembe,ndersa Saliut do ti humbas edhe varri,nese shpeton,ai duhet te varroset ne Viçidol,se ne Tirane do perfundoi ashtu si perdhosi Enverin dhe Partizanet e LNÇl,mohimin e dites se çlirimit-29 nentorit 1944.Salibisha eshte nje njeri-kafshe i pa shpirt dhe i pangopur per pasuri e gjak shqipetari-opozitar.Do te ishte me mire qe koken ta kishte nga prapanica per ti marr ere me mire ata qe e rrethojne,te cilet i pasuroi me djersen e popullit dhe prandaj nuk flasin asnje fjale,se Salaspiri ua di te gjitha horrleqet qe kane bere ne keto 23 vite,me ne krye L.Bashen,hajdutin e rr.kombit,te vraret me 21 janar,shitjen e detit,etj.Kata populli nje dite do i gjykoi persegjalli,kur te normalizohet drejtesia,ligji e jo maliqi.Saliu duhet ndaluar te flasi ne kuvend,nese Meta nuk e ben,do te jet kollon e 5 e tij,ndaj Rama e ka te veshtire te bej shtet me keto fundurina te ketij shekulli te zi per ne..!

  • Parti komuniste jeni vetem sa per form,partia e vertet komuniste eshte socialistja qe ka ndrruar emrin per here te tret.Edi Rama eshte sekretar i PKSH qe nuk heq dore as nga parimet as nga gazeta zeri i popullit qe nga viti 1942.Ju jeni vetem per sy e faqe.

    • Edhe ti, vetem se ke pseudonimin Uk prap se prap malok ke lindur e malok do vdesesh….. Ke shume te fala nga Mehmet Shehu…….

  • si Dajo edhe salua jane qe te dy te nje meme parti PKSH.Salua shane enverin per te thene se nuk eshte komunist.Ndersa dajua shane saluan per te thene se eshte kundra pd.Ne fund te fundit jeni bere si i te thenit humorist qe zdi te bej humor.

  • Enver Hoxha ka te pakten nje varr. Po per Berishen nuk do te kete as varr, as nam as nishan. Ushqim per sorrat do te sherbeje.

  • po ju saliberisha jav solli ket liri se sot ishi ma te varferit ne shqipri posht ata komunista qe e kritojn sali berishen rrnoftttttt sali berisha

  • po ju qe jepni komente kundra sali berisheas ju jeni grekkkkkkkkkk per qdo dit femrat e juaja martohen me serb tu i shit edi rama greku me partin socialiste poshtttttttttttttttttt kriminelaaaaaaaaaaaaaaa si edi rama grekuuuuuuuuuuuuuuuu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *