Marko Gjuriç lejohet të vizitojë Kosovën për Pashkët ortodokse

Dita

Zyrtari serb Marko Gjuriç, shkaktari i trazirave në Kosovë me largimin e Listës Serbe nga qeveria, ka marrë lejen për të vizituar vendin, por këtë herë në mënyrë të rregullt.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe pritet të jetë në Kosovë këtë fundjavë për festën e Pashkëve ortodokse.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vunici u shpreh se kërkesa është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës.

Më herët, ai reagoi ashpër ndaj lajmit se Prishtina nisi përpjekjet e zbatimit të marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ekzekutivi i atjeshëm kërkon që Asociacioni të mos ketë fuqi, por atë film nuk ka për ta parë”, u shpreh zytari i lartë serb, duke vijuar së thënuri se institucionet e Kosovës, sipas tij, nuk po tregohen të sinqerta mbi afatin e vendosur nga Bashkimi Europian.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *