Marko Kepi, shqiptaro-amerikani që garon për asamblenë e Nju Yorkut

Edona Llukacaj

Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan, fillon këtë të dielë fushatën e tij për t’u zgjedhur në asamblenë e shtetit të Nju Jorkut.

Marko, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, shprehet se në Staten Island, ku ai garon, ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar.

Kandidati i ri republikan shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret.

Marko Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e të e tjerëve.

Ai do të bëjë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.

Kepi thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje.

Ai erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë./ VoA

e.ll/dita

Share This Article
1 Comment
  • Degjoni, mos permendni me qe filan shqiptar garon atje apo u zgjodh atje; eshte turp. Keto vende si Amerika apo Belgjika , Kanadaja dhe jo vetem por ne gjithe Europen, nuk jane te banushem me nga njerez autoktone, jane globalizuar dhe ajo qe thoni eshte banale dhe perçmim per veten tuaj. Porosi jap, mos e merrni seriozisht por me duket banale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *