Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Marko Mengoni fiton festivalin e Sanremos
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Marko Mengoni fiton festivalin e Sanremos
Jeta ne cift

Marko Mengoni fiton festivalin e Sanremos

anazapta
Published February 17, 2013
Share
SHARE

Marko Mengoni ka fituar edicionin e 63 të Festivalit të Sanremos. Me një mbështetje të jashtëzakonshme të publikut nga shtëpia, Mengoni ka marrë edhe vlerësimin e jurisë, duke u renditur i pari ndër fituesit e festivalit më të njohur të muzikës italiane. Këngëtari që u zbulua si talent në “X Faktor” ka triumfuar me këngën “L’esenziale”, ndërsa në vendin e dytë është renditur Elio e le Storie tese, me këngën ‘La canzone mononota’, këngë që ka rrëmbyer edhe çmimin e kritikës “Mia Martini” dhe atë të arranxhimit më të mirë, ndërsa në vend të tretë është pozicionuar grupi “Modà” me këngën ‘Se si potesse non morire’.

Nata finale është dominuar nga të ftuar VIP, mes të cilëve këngëtari me famë ndërkombëtare, Andrea Boçeli, i cili e ka nisur karrierën pikërisht nga kjo skenë.

Ndërkohë, festivali është ndjekur nga një numër shumë i madh telespektatorësh. Mbi 13.6 milionë spektatorë e kanë ndjekur natën finale të festivalit, i cili është drejtuar gjatë tre netëve të tij nga Fabio Facio dhe Luciana Litizeto. Kjo është audienca më e madhe që prej vitit 2000. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

 

anazapta February 17, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?