Marko Radas: Skënderbeu ka grup të madh, mes kroateve do të garonte për në Eurpë

Gazeta Dita

Në krah të trajnerit Ilir Daja, në konferencën për mediat, para ndeshjes me Dinamo Zagreb, e vlefshme për fazën Play-Off të UEFA Europa League, në program për tu luajtur të enjten në Kroaci, ishte edhe kroati Marko Radas.

Komod si në shtëpinë e tij, Radas ka analizuar situatën te Skënderbeu dhe diferencat në ekip nga dy vite më parë, kur dy ekipet u përballën për herë të parë, teksa e ka konsideruar ekipin korçar si rival mes skuadrave më në zë të kampionatit kroat.

“Gjykoj se aktualisht jemi më mirë se dy vite më parë kur u ndeshëm me Dinamo Zagreb. Asaj kohe kishim 2 apo 3 kualitete më shumë në ekip, ndërkohë, tani jemi një grup më i madh në skuadër. Kjo është një armë e fortë dhe gjithmonë mirë.

Nëse do të aderonim në kampionatin kroat, atëherë jam i bindur se se ne do të luftonim për të siguruar një vend në Kupat e Europës, pavarësisht konkurencës së fortë me Dinamo Zagreb, Hajduk, Rijeka dhe Osijek”, deklaroi kroati Radas para mediave, gjithashtu i lumtur për mungesën e sulmuesit kryesor të Dinamos, Sudani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *