Muharrem Xhafa
(Replikë me ata që i kundërvihen apo duan t’ia ulin vlerat gjeniut më të madh të kohërave)
Tek lexon shtypin shqiptar, vëren, pa vështirësi, një përpjekje të shëmtuar të antimarksistëve shqiptarë për të kufizuar e edhe për të fshirë kontributin e vlerat e gjeniut të shoqërisë njerëzore, Karl Marksit, në atë të një sociologu, me qëllim kjo për ta “rrëzuar” Marksin si themeluesin e marksizmit! Këta që e bëjnë këtë janë “sahanlëpirësit” e popullit a kombit, ata që, deri para ndryshimit të sistemit, e kishin “idhullin” e filozofisë dhe ekonomistin më të shquar të kohërave. Sahanlëpirësit “këtë kanë për zanat” : Të lëpijnë pushtetarët!
Lexuesit e shtypit dhe dëgjuesit e shikuesit e televizioneve duhet të dinë se në universitetet e shkollat e larta “pa doganë” të Tiranês e të Shqipërisë, Karl Marksi ose nuk zihet në gojë ose anatemohet e shtrembërohet qëllimshëm keq ose thuhet ndonjë fjalë për ‘të si sociolog, duke e reduktuar “kontributin” e tij në shkencën e sociologjisë! “Horrat” – studiues e pedagogë te shkencave shoqërore, politike e teorike, “të vrisnin” kush të dilte e të cilësohej i pari si “marksist i betuar”, ndërsa, sapo ndryshoi sistemi politik nga socialist në borgjez-kapitalist, ata “u gdhinë” antimarksistë e antikomunistë “të thekur”?!
Ju, studentë të universiteteve të Shqipërisë, a mundet t’u kërkoni pedagogëve tuaj, që kanë studiuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës për Filozofi, për Shkenca Politike ose në kurset e larta të Filozofisë, të Ekonomisë Politike, të Historisë se PPSH pranë Shkollës së Partisë “V. I. Lenin”, Tiranë, t’ju tregojnë perse e si e studionin Marksin si themelues i marksizmit, si filozofi më i madh e babai i ekonomisë politike shkencore? Për hir të së vërtetës, jo fort si sociolog! Bëjeni këtë, kërkojuni edhe tekstet e leksionet bërë e dhënë në atë kohë dhe nxirrini vetë konkluzione! Një po jua them unë : Do të bindeni se pedagogët tuaj do të dalin me dy ngjyra të fytyrës!
Shembujt janë të shumtë dhe nuk e vlen të merresh sot me ‘ta, po, si fenomen, ndonjë syresh duhet kujtuar. Një akademik, jo pa nivel teorik, që kishte studiuar në BS, “i frymëzuar” nga PD-ja e fitorja kunderrevolucionit borgjez (1991-92), “qëndisi”, për turpin e tij, në një të përditshme një shkrim të gjatë, që në titull kundër Marksit! Duke qenë një intelektual i sferave që drejtoja në socializëm, pra e njihja mirë, e ftova në takim për një kafe dhe i thashë :
-Edhe ti, o akademik?! Dhe i vura në tavolinë një “vandak” letrash me shifra e citate se sa herë ai i ishte referuar Marksit në njërin prej librave të tij për artin! “Ngriu”! Pasi e vura në dijeni, edhe unë e botova shkrimin tim, pa komente, thuajse vetëm me referencat e profesorit të nxjerra prej veprave të Karl Marksit! Profesori u zemërua, por pati “guximin” të mos e mbante kokën mënjanë!
Një rast interesant tjetër. Bisedoja me një ish-pedagog të Filozofisë Marksiste-Leniniste të Universitetit Shtetëror të Tiranes, i cili kishte studiuar për Filozofi dhe doktoruar për Filozofi Marksiste-Leniniste, po që sot e “vlerëson” dhe trajton Marksin si sociolog?!
-Pse u katandise kështu?- i thashë.
-Profesor, m’u përgjigj : Me se të jetoj?! Unë nuk kam tjetër zanat! Zbatoj programin që më është dhënë për të shpjeguar Marksin si sociolog, madje edhe këtu me “kufizimet” e tij!
Pa asnjë mëdyshje them se ky pedagog është edhe sot më i aftë e më i ndershëm se shumë prej atyre qe japin mësim e mbushin faqet deri në neveri të shtypit me gënjeshtra të ulëta për Marksin e marksizmin, për Leninin e leninizmin, për Enverin e enverizmin, për marksizëm-leninizmin! Mbase i vjen keq, po unë nuk do të dëshiroja që gazeta prestigjioze “Dita” të bëhet “zëdhënëse” e amalgamave të llojit që po flas, as t’i lejojë ata të “shijnë” në faqet e saj, ndonëse disa janë pena të afta!

Po hidhja këto radhë dhe në mendje më “vjen” një kongres në Paris i studentëve të Afrikës, që studionin në mbarë universitetet e Francës. Si i ftuar edhe unë thashë diçka për Marksin. S’u çudita aspak, po, desha të them se në mes të Parisit, ata e lexonin dhe studionin Marksin si themeluesin e marksizmit, pa qenë asnjëri prej vendeve të tyre të origjinës vend socialist! Po as studentët në kongres në shumicë s’ishin komunistë e marksistë! Pse ka rënë kaq poshtë Shqipëria borgjeze?! Çfarë ka të keqe nëse studentët shqiptarë mësojnë se, më 5 maj 1818, 200 vjet më parë, lindi në Trir të Gjermanisë, Karl Marksi, mendimtari më i madh dhe më me ndikim në shekujt 19 e 20 dhe njeriu më i shquar, më i lexuar e më i vlerësuar i shekullit 21?!
Çfarë ka të keqe nëse studentët mësojnë se për Karl Marksin flitet e shkruhet në gjithë planetin, në Europë e në Kinë, në SHBA e në Australi, në Gjermani – atdheu i lindjes se tij – si filozofi, ekonomisti e sociologu gjenial i përmasave botërore. Ç’të keqe ka nëse studentët mësojnë se para dy ditësh për Karl Marksin është folur e shkruar si rrallê herë në përvjetorët e tij në tërë botën e jo rastësisht, po se është i pakundërshtueshëm shkencërisht dhe i paarritshëm në filozofinë e tij. Karl Marksi është themeluesi i komunizmit shkencor, i materializmit dialektik e historik, i ekonomisë politike shkencore dhe udhëheqës e mësues i proletariatit ndërkombëtar. Karl Marksit i ruhet e i nderohet Varri mú në Londër ku vdiq më 1883.
Aq sa kanë mundur të ecin në gjurmët e Enver Hoxhës, nxënësit besnik të Karl Marksit, komunistët e enveristët shqiptarë i lexojnë e i studiojnë mësimet e tij; i kanë udhëheqje edhe për veprim. Shteti borgjez i Shqipërisë hesht; hesht në mënyrën më të turpshme, duke shprehur kështu injorancën e tij të thellë. Po heshtja s’përbën argument, as është shenjë inteligjence mendore të njeriut, as ka vlera debati e ballafaqimi shkencor!
Heshtja rendon mbi vetë ata që heshtin, sidomos mbi ata që heshtin nga frika! Marksi duhet studiuar jo për të nderuar Marksin, se Ai është i nderuar, po për të zhvilluar e ndriçuar mendjen “budallenjtë” tanë!! Kritikët e Marksit, personalitete të epokës, kanë pasur kurajon t’i çmojnë mësimet e vlerat e Marksit, vetë Marksin si burrë i shquar i të gjitha kohërave! Marksi është botërisht i pakrahasueshëm dhe mësimet e vepra e tij revolucionare ndrisin e do të çajnë më fort errësirën me të cilën përpiqen t’i mbulojnë ideologët e borgjezisë kapitaliste e revizionistët. Marksi, mësimet e vepra e tij revolucionare do të rrojnë sa të rrojë shoqëria njerëzore!
Thuhej saktë këto ditë në një shkrim të gazetës “Dita” : Sa mirë do të ishte që politikanët e “shtetarët” shqiptarë të ishin pak “marksistë”! Duan a s’duan, e pranojnë a nuk e pranojnë antimarksistët shqiptarë a të tjerë, veprimtaria e Karl Marksit është model i lidhjes së studimeve teorike me luftën praktike për plotësimin e nevojave materiale e shpirtërore të proletariatit e të masave të popullit, për çlirimin e tyre nga shtypja e shfrytëzimi kapitalist.
Marksi ka qenë gjatë gjithë jetës së tij udhëheqësi e frymëzuesi i lëvizjes revolucionare të proletariatit, frymëzuesi e organizatori i Internacionales së Parë (1864) etj. Deri në ditët e fundit të jetës së tij, Marksi qëndroi në ballë të ngjarjeve të epokës, të cilat ai i shikonte si materialin bazë për zhvillimin e mëtejshëm të teorisë së tij revolucionare dhe për përpunimin e strategjisë e të taktikës së luftës revolucionare të proletariatit ndërkombëtar! S’është e rastësishme që në pllakën e Varrit të Marksit është shkruar thënia e tij e famshme : Proletarë të gjithë botës, bashkohuni!

Marxi vdiq bashke me marxizmin.MIRAZHI UTOPIK,PSEUDO SHKENCOR I TEORISE MARXISTE U RREZUA NE PRAKTIKE NGA SOCIALIZMI REAL.Rrojne Hegeli,Fojerbah,Nice,Shopenhauer.Rron DARWINI,FROIDI,AJNSHTAINI,.pse?Sepse teorite e tyre shkencore u vertetuan ne praktike.Kaq e thjeshte eshte.Cfare kerkoni me?Revolucion boteror?
demuti demo
gjete nje muharrem te ngordhur dhe i more shpirtin
edhe marksi vete te cohej nga varri dhe te merrte vesh se teoria e tij u zbatua ne nje vend mesjetqr dhe anadollak do kthehej prape ne varr..
mos u ngaterro me ate brez ne vitet 1942-1945 qe i doli zot vendit pasi xhaferr devat tuaj iken bashke me gjermanet
nuk me hyn ne pune marksizmi por xhaferrdevizmi juaj eshte monstuozitet
Demo e ke ekstremisht gabim. John Keines, qe mbahet si babai i teorise se ekonomise se tregut kapitalist, eshte shprehur se Marksi ka patur te drejte kur ka spjeguar krizat qe shoqerojne ekonomine kapitaliste, por qe te mos ndodhin ato, ose te jene sa me te buta, duhet nje rol me i madh i shtetit. Pra fajtor eshte shteti qe me levat e tij nuk shmangu krizen. Marksi studjohet ne kapitalizem per te shmangur pasojat negative te ekonomise se lire private.
dema nuk e ka gabim or ti!
ai e di më më mirë se ti,por nuk ka çti bëjë “stomakut”!!nuk ja bluan për qamet!!
që të tre teroitë shkencore që përmënd dema,janë gjithnjë në dilemë!sidomos ajo e frojdit!!por demës i pëlqen për ti quajtur të sakta dhe të pakundërshtueshme!!
ka plot njerëz që,si dema,i quajnë këto tre teori i qiajnë gënjeshtra!!
VK,mos u lodh kot me murin!!
në këtë aspekt dema është betonarme!!
Ah ti ekstremisti sa nihilist “Demo”,qe me bere te kendoj kenge saterike:-“Demua rrinte kapardisur:….!(po se dite mesoje nga “Gurra popullore”).Guri Naimit D.
Nuk kam nder mend te polemizoj me Muharrem Xhafen tupja i gremshit!As me Fatos Tarifen nuk do te polemizoha,sikur te mos me acaronte hipokrizsia,falsiteti,shtirja,frazat boshe,emmrat euro-atlantike per te justifikuar nje teori qe deshtoi ne praktike dhe prodhoi me shume viktima se te dy lufterat boterore te marra se bashku.PER NOSTALGJIKET E MARXIT-KOMUNIZMI MARXIST I KUSHTOI NJEREZINIT RRETH 60 MILJONE VIKTIMA NE BASHKIMIN SOVJETIK,KINE,KORE,VIETNAM,
KAMBOXHIA,EUROPEN LINDORE PERFSHI SHQIPERINE,KUBE AFRIKE AMERIKE LATINE..
70 vjet represion,persekutim mesjetar,burgosje te lirise se mendimit.Sepse marxizmi si teori shoqerore,eshte nje teori kriminale qe ne ngjizje.UJI DEL I QELBUR QE NGA BURIMI,NUK QELBET RRUGES.BURIMI I QELBUR, ESHTE MARXI..
O demon
.
komentshkruesi nuk e rruan tranpin as per kete Muharrem Xhaferrin dhe as per ate Xhaferr Deven tend.
.
.Nuk jam mare as me fashizmin as me komunizmin apo marksizmin..Nese Muharremi eshte flake i kuq.. ti je i zi sterre dhe shkofshi te dy ne te “semave”.
.
Faj ka dhe gazeta Dita qe na nxjerr keto Xhafat me Tarifat qe si duket nuk ka me cfare te mbushe faqet e saj.
.
.Te diskutosh sot per MARKSIN ne Shqiperi eshte poshtrimi me i madh qe i bejne atij vete ato qe e quajne veten marksista, shqipfoles apo jo nuk ka rendesi
.
Pse shqipfolesit te kuq apo te zinj nuk duhet te merren kurre me Marksin ne Shqiperi
.
Le ta argumentojme:
Fizikanti famoz danezi Niels Bohr (Nils Bor) ka lene pas 4 postulate ne lidhje me elektronet e atomit
( postulat=nje pohim shkencor qe nuk ka nevoje per vertetim.. ky spjegim eshte ne gjuhe popullore).
.
Edhe per punen e Marksit (marksizmit) ne Shqiperi mund te jepen keto 4 postulate:
.
POSTULATI I PARE:
Marksizmin (komunizmin) ne Shqiperi e pruri artificjalisht Lufta e Dyte Boterore pra ishte ne kundershtim me vete filozofine e tij.
.
POSTULATI I DYTE:
Komunizmin ( Enverin) e prune ne fuqi USA-GB qe per interesat e tyre gjate Luftes se Dyte Boterore qe ne Ballkan per te kursyer forcat e tyre ushtarake organizuan rezistencen antifashiste ne Ballkan dhe Shqiperi
.
POSTULATI I TRETE:
Te zbatohej Marksizmi (komunizmi) ne Shqiperi kur ai vend kishte nje popullsi rreth 900 mije banore me shumice absolute fshatare analfabetike dhe malarike (pa hekurudha . pa klase puntore.. pa fabrika etj) pa dyshim qe nuk mund te zbatohej dhe nuk mund te themi sot se deshtoi…ai pra marksizmi ishte i vdekur qe ne 1945.
.
POSTULATI I KATERT
Te zbatohej komunizmi ( socjalizmi) ne Shqiperi gjate viteve 1945-1955 dhe sidomos pas prishjes me ruset ne vitet 60 pra kur ai vend u sulmua barbarisht nga USA-ANGLIA-JUGOSERBIA-GREQIA ishte e pamundur kur behej fjale per mbijetese
.
PIKERISHT keto fakte qe ai vend ishte pa kokerr leku ne 1944..qe ishte nje ekonomi mesjetare dhe me vone u sulmua me keq se ne shekullin e XV si Gjergj Kastrioti nga turqit nuk duhet kryqzuar se nuk zbatuan teorine e marksizmit ose deshtuan por ata duan nje medalje se me nje teori te gabuar ( qe e importuan rrethanat historike) dhe me situata ekstremisht antishqiptare ata jo vetem mbijetuan por te pakten nga 1961-1991 ajo periudhe ishte po aq e ndritur sa dhe koha Gjergj Kastriotit PAVARESI-SOVRANITET-DINJITET……dhe kete nuk e them une por situata sot ne ate vend te kthyer ne kombinat droge dhe llagem ambasadoresh
.
Demon !
e bere Marksin me vrases se Hitlerin tend …te keshilloj nje vizite mjeksore ne spitalin me te afert te semundjeve mentale e ke jo vetem te nevojesheme por dhe te domosdoshme.
.
Sa per saktesi ti Tupe i Gremshit,Teoria qe nuk ka nevoje per vertetim,quhet Aksiome dhe jo Postulat. Te gjitha do t`i duroj me sportivitet,por ate Postulatin n-2 mos e thuaj me.:.Enver Hoxhen e sollen ne pushtet USA-GB(!)Kjo mund te kete ndodhur vetem nese Miladin Popovic te kete qene perfaqesues e Roosveltit dhe Dushan Mugosha, Lordi i Wincesterit..Keta dy kacake malazes nuk i njihte as Tito,jo me USA-GBR.Gjeten shesh dhe bene pershesh me komunistat shqiptare.Madje ata nuk i njihte as Kominterni,sepse kur Qemal Stafa i kerkoi vulen e perfaqesimit nga Komunterni,Dushan Mugoshes,ky i tregoi prapanicen,si kuajt qe i vulosnin ne prapanice.Keta te dy ishin Fan-Fan Tulipani Serbise,qe me dy vete kapen rob popullin e Shqiperise.Qe Dushani dhe Miladini ishin dy aventuriere,kete rast te arte te paperseritshem per tu katapultuar ne pushtet,e kapi aventurieri profesionist,Enver Hoxha.Ne ish Jugosllavi malaziasit i mbanin per maloke te trashe,poor,poor jane edhe ustallare per te mashtruar shqiptaret.psh,per te thyer bllokaden boterore kunder Serbise dhe Cernagores,me Sali Berishen bisedoi Momir Bullatovic nga Cernagora.Kur vjen puna per te kobuar shqiptaret,malaziasit jane mjeshtra,rezultative,me kosto minimale.
Per ty @anticensure,qe ve ne dyshim tre teorite qe i ndryshuan faqen botes ne kohet moderne po te them nje fakt interesant.NQS syri vezhgues i Darwinit dalloi NDRYSHUESHMERINE E LLOJEVE,ne mijra e miliona vjet,ka procese evolutive,qe njeriu mund t`i cquaje edhe brenda nje brezi.p.sh. gjarperi me zile ne Ameriken e Veriut,ka filluar te mos i tunde me unazat tingelluese te bishtit..Sepse nje kafshe e rrezikshme,e pangopur,qe quhet njeri,i gjuan gjarperinjte me zile,duke i pikasur pikerisht nga tingulli paralajmerues i kercitjes se bishtit,Pershtatshmeria ndaj rrezikut qe paraqet njeriu do te coje shume shpejt edhe ne zhdukjen e unazave kockore,tek gjarperinjte me zile,si te padobishme ne evolucion.Ti censure degjon ISISIn dhe dokumentaret e Al Jazires…
o demon
Sado viagra antienveriste te konsumoni..
…..Sado qe i njeh nga afer aromat e pordheve dhe fendave te Enverit.si ish sumeferkues i tij….nuk mund te besh lufte me historine faktet dhe dokumentat
.
Keto Dushanet dhe Miladinet me shume i ka kritikuar Enveri ne librat e tij sidomos pas 1948 kur i perzuri si Minj se sa keto barcaletat e tua..
.
Po ta perseris;
Ti me kete antienveriszmin tuaj PSIQIKISHT TE SEMURE me shume po ja rrit vleren Atij..
.
Kraheso KAKRROCAT Dushan apo Miladin para nje operacjoni te mirestudjuar ne BALLKAN nga Anglia qe ne ato momente ISHTE NR 1 I BOTES…ku floriri anglez coi peshe Ballkanin per “clirim” kombetar dhe pas clirimit Curcilli me Stalinin si dy Kasape Profesionista na lane ne dore te Titos qe per ty eshte Perendia e Shqiptareve
CFARE THONE DOKUMENTET ?
Ne fakt ka shume dokumente qe kane dale kohet e fundit qe tregojne per nje lidhje sekrete spiunazhi midis Jugosllavise dhe Anglise (dhe me vone te Greqise) qe filloi qe konfernecen e Mukjes ku spiunazhi anglez me agjentet e tyre te dyfishte bene “radiolojen Mukja” ku per te thithur sa me shume nacjonaliste ofruan dhe ceshtjen e Kosoves qe per fat u luajt me mjeshtri nga Enver Hoxha qe ishte midis te agersoreve “miq” te anglezeve dhe zagareve te tyre jugosllave
.
Dokumenti i pabotuar deri më sot, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, del qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-ës. Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.
.
Nga dokumentacioni i Shërbimit Sekret Britanik del qartë se në fakt lëvizja anti-italiane, e cila i parapriu Konferencës së Mukjes, e filluar papritur në Shqipëri, në vitin 1941, ishte pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e S.I.S në Beograd. Deri më sot, historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulminoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.
.
A është i drejtë ky konkluzion? Personalisht mendoj se e vërteta është krejt ndryshe dhe lëvizja antiitaliane në Shqipëri e ka zanafillën e saj në planet e Shërbimit Sekret Britanik, i cili kërkonte me çdo kusht krijimin e një prapavije sa më problematike për ushtrinë italiane, e cila përgatitej të pushtonte Ballkanin. Deri më sot, askush nga historianët shqiptarë nuk ka mundur që të botojë dokumentacionin e plotë, që vjen nga arkivat e Shërbimit Sekret Anglez, për të mësuar se për gati dy vjet ky Shërbim ideoi, përgatiti dhe financoi lëvizjen antiitaliane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Nga këto arkiva del qartë se liderët e parë të lëvizjes antiitaliane janë infiltruar në Shqipëri nga këto shërbime, duke krijuar edhe çetat e para antifashiste në vend..
Gjithashtu, interesant është fakti që emrat e 4 prej nënshkruesve të Deklaratës së Konferencës së Mukjes që dalin në Memon e SOE britanike, të botuar sot, janë bashkëpunëtorë të Shërbimeve Britanike, të rekrutuar në Beograd me ndihmën e Shërbimit Jugosllav.
Po kështu, interesant është fakti që kjo Konferencë u administrua dhe u mbajt në ambjentet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjës së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Sherbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.
Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri. Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.
Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në rradhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.
Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime duke parashikur se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në ballkan mjaft të papërfillshëm. Për këtë arsye ata organizuan takime të ngjashme ndërmjet forcave ideologjikisht të kundërta si në Greqi, ashtu edhe edhe në Jugosllavi, ndërmjet Titos dhe Mihailoviçit.
Prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…
.
Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Si kërkesa për Kosovën, si ajo për Çamërinë ishin teza, të cilat në kanceleritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.
Nuk me interesojne copat e letrave qe gjen ti ne arklivat britanike.Ka nje histori te gjalle qe eshte jetuar dhe eshte treguar nga pleqte tane qe nuk dinin te rrenin..Misionet britanike,amerikane jane shfrytezuar nga komunisytet shqiptare per mjetet luftarake dhe mjetet financiare qe armatosen bandat terroriste antikombetare.Anglo-amerikanet nuk kishin agjente komuniste ne Shqiperi.Anglo-amerikanet u atashuan prane shtabeve te njesive komuniste shqiptare nen kallauzin e shtabit te ushtrise Jugosllave.Ti tupja i gremshit thua qe enver hoxha e luajti mjeshterisht Mukjen ,une them qe ka deshmitare okulare qe kane degjuar dhe pare se sabotimi i pabese i mukjes eshte veper e Miladin Popovicit.Enver Hoxha eshte vetem nje zagar qe shkoi te terheqe gjehun e ngordhur.Rezoluta e Marreveshjes se Mukjes me nenshkrimet e perfaqesuesve ra se pari ne dore te Miladin Popovicit,ne vilen e Baholleve ne Labinot.Ne kopshtin me molle para viles po punonte pronari Nazmi Baholli,kur degjon ulurimat e Malazezit qe po shante enverin m liber shpie.Letrat e marreveshjes qe i tundte ne dore i grisi cope cope dhe ja hodhi enverit ne surrat.Nje episod te ngjashem.se si e trajtonte Miladini enverin tregon dhe e shoqja dr.Ymer Dishnices,qe ne ate kohe qendronte siu sekretare prane shtabit te pergjithshem.Serbo-malazezet nuk kishin ardhur ne Shqiperi per te organizuar referendum popullor ne Kosove,as per te ndare pushtetin kriminal me demokratet nacionaliste properendimore.Keto deshmi te jetuara jane si Historia e Skenderbeut e Barletit,qe u shkrua nga rrefimet e bashkeluftetareve te Skenderbeut dhe arkivat sa fallco te Beogradit qe nxorri SHmiti,nuk e rrezojne dot as pas 600 vjetesh.Pse?Sepse eshte e jetuar,e vuajtur.Nazmi Baholli beri 9 vjet burg,vetem pse preu mollet qe kishte mbjelle vete,se pordhaci gjirokastres dilte ne mengjes dhe kepuste dhe i peshtynte si ne maall te vet.Keto qe te them une jane shpirti i historise ti Tupja i Gremshit,qe nuk e gjen dot ne arkiva,sikur Wikilixi te jesh ti.
zoti demon serb :
Po ta perseris se ben si budalla i dobishem interneti;
.
Nuk me rruhet Trapi per Enverin..Marksin dhe derivatet e tyre..
.
Por poshtrimi qe po i beni per 30 vjet enverhoxhes deri ne kanibalizem primitiv e ka nje fare kufiri njerzor dhe pikerisht ky eshte celesi i komenteve te mia….boll kanibalizmi ndaj Enver Hoxhes shenjtor apo shejtan qofte..
.
Ti si gjarper interneti i rreshqet shume pyetjeve te mepareshme qe duhet ti dalesh zot
.
a)-kush jane keto 15 vellime te shkruara dhe dokumentare nga nje ane dhe nga anan tjeter miljona komente antishqiptare ?
.
b)-kush qenke ti qe ke punuar me jugosllavet (kroatet) kroatet e Rade Koncar-it ne 1984 qe ne ate kohe vetem fuksa profesioniste i conin me “mik”.
.
c)-nqs se e quan Titon shpetimtar te Shqiptarve nuk ka nevoje per koment ke bere autogol si qen serb…thjesht ne shqiperi pas 1991 jane zgjidhur qente e serbise nga zinxhiri..
.
d) duke i kerkuar falje 10% te te perndjekurve politike dhe kundershtareve fisnike te enverit mendoj se ai Tarrasi ja u ka bere mire ju cetnikeve shqipfoles qe ju ka shkerdhyer me qen e me mace..e meritoni
dhe nje sugjerim te vogel: a ke ndonje dite apo ore pushim me keto mijra komente me lloj lloj pseudonimesh
edhe sikur te jesh antienverist psikopatik..apo ndonje titist i paguar..sinqerisht po ja shton lavdine ati xhaxhit qe ja u kinte nonat
..
Duke qene se e mban veten Titist mund t’ju ri-kujtojme krimet e tito-rankovicit ne kosove pas 1948 Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.
.
.
Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok… dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve …në Turqi!!!!!
SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE…!!!
.
Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar…,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
.
Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:
1.ALEKSANDËR RANKOVIQ
2.KËRSTO CËRVENKOVSKI
3.SVETISLLAV STEFANOVIQ
4.MILLAN BARTOSH
5.LEO GRISHKOVIQ
6.VOJKAN LLUKIQ
7.MARKO VUCKOVIQ
8.PAVLE JOVIQEVIQ
9.PETAR STAMBOLIQ
10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN
11.GJOKO PAJKOVIQ
12.GOJKO MEDENICA
13.ÇEDO MIJOVIQ
14.SËRBA SAVIQ
15.DUSHAN MUGOSHA
16 ECT.
.
Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 474.500 shqiptarë…PRA GJYSEM MILJONI KOSOVARE ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi …
.
e fundit: Pash zotin ( nese beson) na trego ate barcaleten kur ne vitet 70′ botoi ai F.Haliti ate tregimin per “njeriun me kobure “dhe nga frika Enveri u fsheh nga frika se lushnjaret qe kur i preu ferrat dhe gemushat Kumandanti nuk kishin ku te fshiheshin dhe u bene trima….si demuti…nuk te meshiroj se po tregohesh kanibal i pangopur me Enverin por sa me shume merreni ju krimbat me kufomen e tij aq me shume ja rrisni vleren….
.
Komunizmi eshte e ardhmja e njerezimit
Po pse UNE E DEKOROVA ALEXANDER RANKOVICIN ME MEDALJEN ‘”YLLI PARTIZAN”?PO PSE UNE E DEKOROVA ENVER HOXHEN ME MEDALJEN:”hERO I POPUJVE TE JUGOSLLAVISE”? Shko mrs tg gji targen kopilit serb.Si familja juaj,si familja Berishes nje zanat keni,Ckeni bere vete,jua lini te tjereve dobicin ne dere.