Marku: 700 CD përgjime, dosjet 339 dhe 184 janë zvarritur

Bora Basholli

Paraditen e kësaj të hëne, gjatë raportimit në Komisionin e ligjeve dhe të Sigurisë Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku pranoi që çështjet mbi Dosjen 339 dhe 184 janë zvarritur dhe nuk janë transkriptuar pavarësisht se volumi i përgjimeve shkon në 700 CD.

Marku tregoi se këto problematika dolën në pah në momentin e transferimit të njërit prej prokurorëve që po merrej më këtë çështje.

“Në shtator 2018 është parë problematika e CD të zbardhura. Në momentin kur prokurori u lëviz dhe u dërgua në një prokurori tjetër dhe dorëzoi materialet që kishte në hetim. Janë regjistruar emrat e parë të personave nën hetim por nuk kanë lidhje me korrupsionin në zgjedhje por janë për trafik të narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal”

Në komisionin e ligjeve Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

“Vazhdojnë të jenë në hetim, nëse do të ishte ndonjë vendimmarrje do ishte marrë vesh. Aty ka një problematikë, dosjet janë zvarritur dhe janë mbetur pa veprime. Ka pasur vetëm përgjime të shumë numrave të telefonit të cilat përveçse janë bërë nuk janë zbardhur dhe nëse nuk transkriptohen janë të palexueshme. Aktualisht këtyre çështjeve u është dhënë gjithë rëndësia.Çështja 339 po hetohet nga një grup prej 2 prokurorësh dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore. Ka pasur 700 CD dhe video të pa transkriptuara dhe po punohet për të. Ju garantoj se shumë shpejt do ketë vendimmarrje. 

Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjendje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor.pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptimet dhe besoj se do të ketë një vendimmarrje të shpejtë.  U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.” 

Institucioni i akuzës i atribuoi përgjegjësi oficerëve të policisë gjyqësore për mungesën e referencës në çështjet hetimore për korrupsion, ndaj dhe dosjet mbyllen.

2018 Arta Marku e quajti një vit jo të zakonshëm, pasi procesi i vettingu ka ndikuar në punën e prokurorëve.

Marku tha se Prokuroria gjatë 2018 ka goditur rrjetet kriminale, korrupsionin në qeverisje dhe grupimet mafioze kudo ata veprojnë. Në raportin mbi 300 faqe doli në pah se Vlora është qarku me kriminalitetin më të lartë, ndërsa ky fenomen në Dibër shënon shifrat më të ulëta.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • E po kjo eshte drejtesi e *pavarur* bile eshte me e *pavarur*se ne kohen e sali berishes iken ca maloke erdhen ca te tjere te parët i komandonte saliu te dytët Rama rofte reforma ne drejtesi e votuar unanimisht nga nga 140 deputete ,me falni nga 140 hajdute (140 hajdute bejnë reformen te denohen hajdutet pra te denojne vetveten)dhe delet nga te dy krahet shajne dhe ofendojne njeritjetrin ne mbrojtje te bandave partiake POPULL INJORANT DHE PIKE

  • E po kjo eshte drejtesi e *pavarur* bile eshte me e *pavarur*se ne kohen e sali berishes iken ca maloke erdhen ca te tjere te parët i komandonte saliu te dytët Rama rofte reforma ne drejtesi e votuar unanimisht nga nga 140 deputete ,me falni nga 140 hajdute (140 hajdute bejnë reformen te denohen hajdutet pra te denojne vetveten)dhe delet nga te dy krahet shajne dhe ofendojne njeritjetrin ne mbrojtje te bandave partiake POPULL INJORANT DHE PIKE……

    • Vetingun e Rames prisni ju ?! Te paren gje qe beri vuri Meten president,pastaj tha se kisha une ne dore,me vone tha presidenti me i mire i te gjitha koherave,harroj qe dikur po ky Rame publikisht e quajti Meten hajdut.

  • Zonja Marku nuk jane vetem pergjimet e Vangjush Dakos . Ka materiale te tjera per kete bandit te EDi Rames .Ky DAKO bashke me drejtorin e urbanisiikes se Durrsit per qellime perfitimesh ndertimi ,ka prishur te gjithe vendstrehimet ne Durres , te ndertuara ne troje shteterore , ja ka bere letrat me pislleq te gjithe atyre privateve ngjitur me keto vendstrehime gjoja si pronare te tokes , me keq se si ne mall te babes ,qe eshte ne kundershtim fatal te ligjeve ne shqiper ,i po ashtu ne te gjithe rruzullin tokesor .Per keto shkelje flagrante te ligjit ,bashkengjitur dhe hartat e vendstrehimeve te mara ne Tirane ne zyrat e shtetit , kemi sinjalizuar edhe Ramen ,ish min e mbr z Kodheli ,plus edhe opoziten ,por heshtje dhe vetem heshtje . Te rroje sa malet PPSH e ndare ne disa pjese zonja Marku.

  • shtet me drejtues kurva e kurvare qe shkerdhejen grate, motrat, vajzat, mbesat e njeri-tejtrit, qe per pasuri bashkohen e vrasin njerez ne mes te bulevardit, njeri i nxjuer ne kurth, tjetri i qellon e bejne sikur zihen per drejtesi.
    Per fakirat qe kapen me tela ilegal ndricimi per energji elekrike qe te mesojne femijet, dosjet hetohen brena 24 oreve, per krye hajdutet qe vjedhin gjithe HEC-et dhe TEC-et, dosjet zvarriten qellimisht e mbyllen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *