Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Këshilli i PD-së mund të quhet vetëm këshilli i ndrikullave. Jam plotësisht dakord me deklaratën e z.Mark dhe z.Hoxha, por të dy këta deputetë të PD-së deri dje e kanë mbrojtur familjen Berisha me të gjitha mënyrat, sa filluan të zgjohen nga gjumi i rëndë, ose thënë më mirë, kur kuptuan se nuk kishin shumë shanse të rizgjidheshin si deputetë të PD-së, filluan të nxjerrin puplat.
Por nuk mund të vijnë dhe të na thonë sot se këshilli është ndërtuar vetëm për të mbrojtur familjen Berisha, sepse këtë punë kanë bërë edhe këta dy zotërinj për 4-8 vite me radhë.
Nuk jam absolutisht dakord që një parti e tërë të jetë gjithmonë në mbrojtje të të korruptuarve, hajdutëve, kriminelëve, etj. Megjithatë, gjithmonë në PD janë afruar dhe kanë gjetur strehë ish-doganierë, ish-drejtorë të niveleve të ndryshme, ish-shikas, persona me një të kaluar shumë të dyshuar nga pozicionet drejtuese, e thënë ndryshe, të korruptuarit!
