Marku: Në 2017 u hetua shumë pak në tatim taksa

Leda Hysa

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku vijon analizën në prokuroritë e rretheve për analizën vjetore.

Sot ajo ka vizituar Prokurorinë e Fierit dhe u tha vartësve të saj që në një zonë ku operojnë kompanitë më të mëdha ato të naftës dhe të gazit, hetimi për abuzuesit në tatim-taksa ka qenë i papërfillshëm. Ajo la të kuptohet që aty ku korrupsioni është më i madh, prokurorët nuk kanë treguar interes për të ndëshkuar autorët.

Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht”, tha Marku.

Fshehja e të ardhurave, deklaroi Kryeprokurorja, nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • O Kryeprokurore!!! Kompanite e medha te naftes dhe gazit varen nga Drejtoria e Tatimpaguesve te Medhenj ne Tirane!!!! Akoma nuk e di?!! Pyet Vetingun!!!!

  • Ju lutem shikoni aferat me ARMO-n aty do te gjeni shume peshq te medhenje nga PD PS ministra ishminitra !

  • Mos e kritikoni ,kete zonje .Keto jane o komentues te mesiperm , gjynahet e Llalles dhe per keto ky bandill skllav i vene ne rrjesht per nje , i mafjesne fuqi dje e sot , te japi llogari para ligjit e te ndeshkohet .Metode e mire ,ku do shkohet deri tek peshqit e medhenj ,peshkaqenet dhe balenat ..Bravo dhe faleminderit ,personalisht nga une Z Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *