Marku nuk kursehet me kritikat: S’mund të vidhemi dy herë. PD në pikën më kritike të saj, duhet strategji e re

Edlira Shehu

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar bëri një analizë të arsyeje se pse humbi opozita zgjedhjet e 25 prillit. Marku tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi.

“Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vijë në pushtet, pas dy mandateve të qeverisë tjetër. Sot PD ka marrë një numër të madh votash. Ka një numër më të madh deputetësh në parlament. Iu bëj thirrje që ta mendojmë këtë. PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht rezultati. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje, është shndërruar në regjim politik me rrezik të lartë. Anëtarësia e PD, opinioni publik, mendoj se kanë pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot.

Mënyra se si po përballemi në këtë Kuvend, është jashtë kontekstit ku ndodhemi. Nëse ne nuk kapin kohën politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; na vodhën prapë. Ose masakër zgjedhore. Duhet të mendojmë që mos të na vjedhin sërish.

Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë derën hapur. Por diçka nuk shkon, t’i mbyll kuvendin, voton dhe pastaj flas unë këtu. Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar”, tha ai.

e.sh/Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *