I mbetur jashtë listës së kandidatëve demokratë për deputetë, Mark Marku thotë se askush nuk i ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi. Në një intervistë për “Shqip”, deputeti i PD në zonën e Mirditës thotë se pozicioni i tij kritik ka qenë i vetëdijshëm.
“Nëse do më ishte shtruar njëqind herë alternativa e zgjedhjes mes pozicionit kritik dhe humbjes së mandatit apo pozicionit konformist dhe ruajtjes së mandatit, natyrisht do të kisha zgjedhur njëqind herë alternativën e parë”, thotë Marku.
Megjithatë, Marku shprehet se do të mbetet i angazhuar në politikë dhe do të votojë PD-në.
“Do të vazhdoj të mbaj të njëjtën lidhje me PD-në, ta mbështes duke e kritikuar. Siç e kam shprehur edhe më parë, mendoj se PD duhet të rithemelohet si formacion politik i djathtë modern dhe unë jam gati të kontribuoj në realizimin e një projekti të tillë”, thekson Marku.
Marku shprehet se aleatët e PD nuk duhet të ishin futur në listat e kësaj të fundit, pasi kjo ka bërë që të rritet kriza e përfaqësimit të së djathtës në PD.
Profesor jeni me vones delegatët ikën dhe çna duhen politikan që i kanë tërhequr prej veshi