“Cfarë buke do të dalë nga magja e listave”, kjo ishte tema e emisionit “360 Gradë:” e gazetarit Artur Zheji në Tv News24. të ftuar në emision: Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, Belina Budini pedagoge në Universitetin Evropian, analisti politik Preç Zogaj dhe Mark Marku, pedagog në Univesitetin e Tiranës.
Pas zyrtarizmit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, deklaroi se e priste mosfutjen e tij në listë për shkak të kritikave që ka lëshuar ndaj qeverisë. Marku vlerësoi se kërkim llogaria ndaj qeverisë nuk duhet të vijë vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca.
“Shpjegimi duhet të bëhet tek ato që bëjnë listat jo tek unë. Është logjike po ta shikosh. Unë personalisht nuk e kam dashur dhe nuk e kam kërkuar me cdo kusht të qenit apo mosqenien me cdo kusht në listat e PD. Formacionet politike shqiptare kanë kërkuar personalizimin total të atyre që janë pjesë e strukturave, kjo është arsyeja pse nuk jam në lista. Nuk jam i interesuar për faktin e të qenit apo të mos qenit. Personalisht, kam funksionuar në mënyrë të tillë, kam shprehur disa ide dhe pikëpamje dhe kam pasur një oponencë të brendshme dhe e kam ditur se do të ndodhë kjo. Për këtë arsye është dicka që them se mundtë ndodhte dhe duhet të ndodhte. Unë kam pasur bindjen se llogaria e Parlamentit ndaj qeverisë nuk duhet të vijë vetëm nga opozita, por dhe mazhoranca duhet të bëjë. Vjen dhe nga një lloj përgjegjësie intelektuale dhe politike. Nuk mund të kuptoj sesi një deputet mos të reagojë kur sheh deformime të formacionit ku bën pjesë. Do ishte e pamoralshme nëse nunë nuk do e kisha bërë. Po them të njëjta gjëra që kam thënë duk qenë edhe në PD. Unë nuk jam si ato njerëzit që pushkatohen nga Enver Hoxha dhe thonin rroftë Enver Hoxha. E imja nuk është pushkatim politik pasi unë e kam kërkuar vetë”, tha Marku.
Pedagogia Iris Luarasi, u shpreh se nuk priste që kryeministri të mos përfshinte në listat e PD-së, Mark Markun pasi në ndryshim nga PS, mazhoranca ka shumë pak zëra kritik dhe i vetmi ‘trim’ duhet të qëndronte.
“Ishte çudi nga pikëpamja e kryeministrit Berisha, pasi sa herë kemi menduar disa emra po dhe jo në lista, për hir të së vërtetës mendoja se zoti Berisha do e kishte në listë deputetin Mark Marku, pasi ndryshe nga formacioni i PS ku ka pasur disa zëra ndryshe, në PD nuk ka pasur shumë zëra ndryshe. Logjika ime është se ‘trimi’ do rrinte”, theksoi Luarasi.
Pedagogia Blerina Budini vlerësoi se nëse në të kaluarën përjashtimet kanë qenë në prapaskenë, sot ato janë bërë transparente.
“Nuk është shqetësimi vetëm për rastin e Markut. Dua të shoh përtej së djathtës edhe nga e majta. Ju përdoret termin ‘pushkatim’ dhe pak a shumë i tillë është pasi karrierat e tyre vihen ‘stand by’. Dicka e ngjashme ndodhi dhe me Malajn, dhe ndodh edhe me zotin Preç Zogajn. Pavarësisht kësaj ai zgjodhi të largohej, por dhe i detyruar të largohej. Nëse kjo deri sot ka qenë në prapaskenë, pra pëlqimet dhe mospëlqimet, e gjitha po bëhet transparente Prapaskena po bëhet qendër-skenë”, vlerësoi Budini.
Preç Zogaj, një nga themeluesit e PD-së nënvizoi se Marku Marku vlerën se kritika e tij nuk i ka dhënë rast kundërshtarit politik të përfitojë. Teksa komentoi edhe mungesën e tij në çeljen e fushatës të PD-së, duke theksuar se ai ndihet pjesë e qendrës së djathtë, jo e protokollit të PD-së.
mark,
pse nuk e con deri ne fund dhe shpeto shpirtin 100 %. Jo me shpirt te pergjysmuar.
A ka me kuptim politika e PD ne kete “moshe te internetit” te kete ne krye nje ish-komunist fanatik
i cili i jep vetes kurdohere te drejte edhe kur gabimi, faji krimi jane dhe kane dale nga ai vete.
Pra Mark thuaje troc he burre – brave qe flet por hiqi dorezat – PD ka nevoje per nje kryetar te ri dhe spastrim total nga spiunet, mercenaret, hajdutet, kriminelet. Si ka mundesi qe sot PD pranon per kandidat caz islamin – cfare vlere ka ky sojsez ? Turp i madh. Per demokratet e vertete imediate eshte largimi i SB dhe jo fitorja ne zgjedhje – perse qe te kene mbi krye nje te pabese?
Po ku ka PD mor zoteri. Kryetari i PD dhe kryeministri i vendit eshte ish sekretari i PPSH prane spitalit te Tiranes. Gjaku i ri ne PD eshte Kastriot Islami, minister i arsimit i Ramiz Alise. Beju burre e thuaje troc: Sali Beisha eshte autokrat me tendenca te theksuara diktatoriale.
Berisha po i jep doren e fundit partise se itj familjare, ta blindoj dhe ta komunistifikoj perjetesisht sipas idealeve te tij te vjetra pa te cilat nuk ekziston dot ne kete tallavi qe ka ngritur. te tjeret jane te tepert dhe te larguar domosdoshmerisht;
Mark Marku kritikonte nen ze edhe kur e ngrinte zerin nuk i kuptoheshin llafet se i nxirrte me ngerc, por sidoqofte ndryshonte nga deputetet e tjere, qe nuk guxonin ta shikonin e jo me ta kritikonin Kriminel Saliun. P.D. si formacion politik eshte me majtas se P.S., punon me informatore dhe dezertore qe shesin bythen per nje cop karrike, nuk ka program dhe strukturat ekzistojne vetm ne leter, i komandon Saliu me CIP dhe te tjeret rrine ne rradhe per te mare ate lemoshe qe u jep ky diktator. Se fundmi ka bere perforcime me blerjet e bera nga e majta, a thua qe PD funksionon si ekip futblli ku mund te blesh nga te gjitha anet pa parime dhe bindje, edhe Reali i Madritit nuk blen Lojtare tek Barcelona, e anasjelltas, se jane kundershtare dhe kane parimet e qendrimet e tyre. Shikoni sa poshte e ka ulur Saliu, PD. Mungojne per kandidim themeluesit e PD, te perndjekurit politik , shtresat e ish ” borgjezise e kulakeve ” te cilesuar nga komunizmi ku bente pjes si pjelle saj vete shoku Sali.
o mark, mos u merzit or bur se sje vetem do kesh me vete rusmajlin,alibeajn,tershanen e disa te tjere dhe keshtu mund te formoni nje parti tjeter demokratike ose bashkohuni me Topin uuuu harrova merni dhe ate tik takun se ja harrova emrin asaj buces nga ceriku, Bujku (e njof).