Marku rikthehet sot në Kuvend, opozita e paqartë për “Teatrin”

b.m.

Nëntë muaj pas zgjedhjes së saj në këtë post, kryeprokurorja Arta Marku pritet të raportojë sot në Kuvend.

E zgjedhur mes tymit dhe protestave të opozitës, Marku do të raportojë sot përpara deputetëve për kriminalitetin gjatë vitit 2017.

Në seancën e sotme, pritet të kalojë për rivotim edhe ligji për Teatrin Kombëtar, i kthyer për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta.

Ligji për Teatrin u shqyrtua dy ditë më parë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u vendos, sipas rekomandimit edhe të Komisionit Europian, të hapet gara për të gjithë operatorët për ndërtimin e një teatri të ri.

PD kërkoi dje që të shtyhet data e votimit të ligjit për Teatrin.

Opozita ka njoftuar se do udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës jashtë Tiranës, ndërsa mbetet e paqartë nëse do jenë apo jo në Kuvend, pas thyerjes së bojkotit një ditë më parë duke marrë pjesë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

b.m / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *