Marok, gjendet në valixhe trupi i copëtuar i një gruaje

redaktor

Gjendet një valixhe e braktisur në një stacion treni në Marok, brenda kishte trupin e copëtuar të një gruaje. Ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen sepse dukje e braktisur.

Por kur policia hapi valixhen, nuk priste kaq horror: kufoma e një gruaje të re, e bërë copash.

Trupi i masakruar ka ardhur tek stacioni hekurudhor i Marrakech, i mbyllur në valixhe.

Ka udhëtuar në tren, duke u nisur në mëngjes nga Fes.

Ekspertët e kriminalistikës ka nisur punën për të gjetur ndonjë gjurmë gishtash,për të identifikuar gruan e re dhe xhelatin e saj.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se ajo është rreth 20 vjeçe. Lajmi është përhapur sot ngatë përditshme lokale, në gjuhën Arabe dhe shkaktoi tmerr. Hetuesit po shikojnë të gjithë njerëzit e regjistruar në videokamera, gjatë 24 orëve të fundit, në stacionin e trenit.

Në valixhe nuk gjendej koka dhe duart. Autopsia do të shërbejë për të dhënë disa informacione më shumë mbi shkakun dhe kohën e vdekjes.

Ajo gjithashtu do të japë detaje për të ndihmuar zbardhjen e identitetit të vajzës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *