Marrëdhënia skizofrenike e Shtetit Islamik me gratë

redaktor

Shteti Islamik ka një qëndrim të dyfishtë ndaj grave. Nga njëra anë, janë ato që konsiderohen heretike dhe i trajton sikur të ishin qenie inferiore, si një mall që mund të tregtohet dhe jepet si shpërblim për xhihadistët. Pamjet e regjistruara vitin e shkuar në qytetin e Mosulit në Irak tregojnë një treg skllevërish në të cilin militantë të ISIS diskutojnë në lidhje me çmimin e grave xhihadiste, shumë prej të cilave janë të mitura.

Të paktën 2000 femra irakiane janë rrëmbyer nga kjo organizatë ekstremiste dhe vetëm disa prej tyre kanë arritur të largohen. “Na nxjerrin në shitje”, tha së fundmi një prej tyre, që fatmirësisht arriti të largohej. “Shumë grupe xhihadistësh vinin të blinin dhe nuk bënte diferencë nëse ne qanim, apo u përgjëroheshim”.

Nga ana tjetër, Shteti Islamik ka plane të mëdha për femrat myslimane që emigrojnë në territorin e tyre, për të luajtur një rol thelbësore në ndërtimin e të ashtuquajturit kalifat.

“Ata duan që femrat t’u bashkohen”, thotë doktoresha Katherine Broën, eksperte në Studimet Islamike të King’s College në Londër. “E shohin femrën si një gur themeli të shtetit të ri”, thekson ajo. “Ajo që është shumë interesantë është se njerëzit flasin për ISIS sikur të bëhej fjalë për një kult vdekjeje, por në fakt është e kundërta e asaj që ata tentojnë të krijojnë. Ata duan të krijojnë një shteti të ri dhe dëshirojnë që femrat t’i bashkohen kësaj utopie politike”.

Kjo utopi përfshin një marrëveshje të publikuar në arabisht në shkurt ku caktohet një kod sjelljeje që daton 1400 vite para. Ai është i destinuar vetëm për femrat arabe në shtetet e Gjirit dhe në mënyrë më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe përfshin fragmente që rezultojnë të pakonceptueshme për pjesën më të madhe të njerëzve në Perëndim. “Konsiderohet e ligjshme që një vajzë të martohet në moshën 9 vjeçare. Fermat më të kulluara martohen në moshën 16 apo 17 vjeçare, ndërkohë që janë ende të reja dhe aktive”, theksohet në tekst.

Aimen Deen, ish anëtar i rrjetet të Al Kaedas që arrin të kuptojë mjaft mirë mënyrën e të kuptuarit të xhihadistëve, beson se mënyra se si Shteti Islamik i konsideron femrat është shumë ndryshe nga ajo që ka Al Kaeda po talebanët.

“Ndryshe nga AL Kaeda, Shteti Islamik kërkon të ndërtojë një shoqëri permanente, me rrënjë Ata po tërheqin familje nga e gjitha bota myslimane, jo vetëm nga Europa apo Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Azia Qendrore… për t’i dhënë kalifatit familje”.

Mesazhet e rekrutimit në internet publikohen vazhdimisht në gjuhë të ndryshme. Ato ftojnë myslimanët të braktisin jetët e tyre të sigurta, por kontradiktore në Perëndim për t’iu bashkuar kalifatit.

Edhe pse injorohen nga shumica dërrmuese, vihet re një rritje e numrit të femrave që i bashkohen thirrjes. Disa janë vajza britanike nga Bethnal Green në Londër, që duan të martohen me xhihadistë, pasi sipas tyre, nëse bëhen gratë e luftëtarëve do t’u jepet një tjetër status.

“Këtu ka një element romantik”, thekson Aimen Deen, i cili paralajmëron se këto histori shpesh përfundojnë në tragjedi.

“Shpresa për jetë e një xhihadisti është një apo dy muaj. Kështu që një grua do martohet më dikë që e ka të destinuar të vdesë, dhe ajo për 4 muaj e 10 ditë do të mbajë zi. Nëse është shtatzënë, ndoshta zija është më e gjatë. Më pas do të martohet me dikë tjetër që është gjithashtu një tjetër burrë i destinuar të vdesë, prandaj do të mbajë edhe 4 muaj e 10 ditë të tjera zi, që më pas të fillojnë sërish procesin nga e para. Kjo nuk është jetë e lumtur, është një jetë mjerane”, pohon ai.

Roli i rrjeteve sociale

Ndryshe nga talebanët dhe Al kaeda, Shteti Islamik ka lejuar shumë gra që i janë bashkuar radhëve të tyre që të kenë një rol të veçantë në rrjetet sociale.

Ndoshta rasti më i njohur është ai i Aqsa Mahmoud, vajza 20 vjeçare që u largua nga Glasgow, në Skoci dhe që tani quhet Umm Laith. Ajo u bë e famshme sepse u ofronte këshilla për çështje të ndryshme, që nga më mondanet deri tek më filozofiket, femrave që po mendonte mundësinë për të braktisur familjet e tyre në Britaninë e Madhe.

Man-Rukh Ali, një hetues norvegjez i Universiteti të Oksfordit, specialist në çështjet e grave dhe ISIS, beson se ky grup ka një strategji të qëllimshme për t’i dhënë grave një rol të rëndësishëm në internet. “Shteti Islamik i përdor femrat në një formë shumë më aktive që nuk e kemi parë kurrë tek talebanët dhe Al Kaeda”, thotë ai.

Çdo ditë publikohen rreth 100 mijë “tuits” në favor të ISIS dhe shumë prej tyre duken se vijnë nga femrat perëndimore që i janë bashkuar atij grupi”.

Hetuesit pohojnë se shumë prej femrave që kalojnë kufirin turk drejt territorit të kontrolluar nga Shteti Islamik përfundojnë të zhgënjyera nga roli që u caktohet.

Beqaret mbahen në një shtëpi të sigurtë, zakonisht me të reja të tjera që flasin gjuhën e tyre dhe marrin indoktrinimin fetar dhe mësime të gjuhës arabe, ndërkohë që duhet të gjejnë një bashkëshort sa më shpejtë të jetë e mundur.

Çdo ide që kanë për të marrë pjesë në beteja u hiqet menjëherë. Vetëm disa i bashkohen Brigadës Khansaa, një forcë e formuar vetëm nga fermat që patrullojnë në qytetet si Raka dhe Mosul me misionin për të monitoruar pajtueshmërinë me rregullat strikte islame.

“Dihet që tek to janë aplikuar ndëshkime të ashpra si rrahje me kamxhik vetëm sepse nuk vesh rrobat e duhura”, komenton doktoresha Katherine Brown. Ekspertja tregon se gjithashtu është mësuar për raste ku u janë vendosur çarqe për kafshet një gjokset e disa grave pasi janë parë duke ushqyer një fëmijë me gji në publik.

Përtej mizorisë dhe praktikave shokuese ISIS praktikon, e vërteta e hidhur është se i ashtuquajturi kalifat nuk do të zhduket.

Sipas xhihadistit Aimen Deen, Shteti Islamik i sheh femrat si thelbësore për mundësitë e mbijetesës grupit. “Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë. Ato janë gjysma e shoqërisë. Luajnë një rol të rëndësishëm në shumë fusha, në departamentin e shëndetësisë, në atë të arsimit dhe madje edhe në departamentin e mbledhje së taksave kështu që janë thelbësore për mbijetesën e Shtetit Islamik”.

Frank Gardner, BBC

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *