Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut duket se po i drejtohen fundit, pasi Peniani e cilësoi sjelljen e Uashingtonit përkundrejt programit të saj bërthamor si një sjellje “për të ardhur keq”.
Duke përcjellë një komunikatë zyrtare të Koresë së Veriut, televizioni publik KCNA e ka kundërshtuar versionin e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeos, i cili tha më herët se ishte bërë progres gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut.
Në komunikatë thuhej se SHBA-ja kishte vepruar në kundërshtim të atmosferës së samitit mes presidentit Donald Trump dhe liderit Kim Jong Un, duke ushtruar presion karshi Penianit, në mënyrë që kjo e fundit të braktisë armët bërthamore.
Analistët shprehen se dy vendet në fjalë kanë këndvështrime të ndryshme sa i takon atyre që u arritën gjatë bisedimeve dhe zhvillimet e fundit konfirmojnë pikërisht këtë qëndrim.
Samiti mesa duket nuk ishte aq historik sa mendohej, pasi palët janë kthyer shpejt në pozicionet e mëparshme.
s.a/dita

Po cfare merreni me nje koke tul, nje debil, idioti i fundit i dinastise kriminale Kim.
Futini ndonje koqe mblumb ne bythe me dron dhe te shpetoje populli oriz i Korese se Veriut dhe i gjithe rajoni, i ka zene data nga nje shtet pa breke me armatim te para 40-50 viteve, ndryshk i gjalle.
O fato e dime qe koreja ka armatim te kohes se Nuhut ne marine dhe ajer po nqs fillon lufte konvencionale ajo behet ne toke. Pastaj ca kujton se do beje kina?? Do rri duarkryq minimalisht do i japi arme moderne Kim kok tulit. Mos i merr gjerat te lehta. S mund te futesh ne lufte me nje vend tjeter pa e izoluar politikisht ekonomokisht dhe ushtarakisht.