Kryetari i Nënkomisionit për Këmbimin e Popullsisë, M.Montagna në raportin që i dorëzoi më 30 janar 1923 Kryetarit të Komisionit për Problemet e Shteteve dhe Ushtarake, Lord Curzon, shkruan se Delegacioni Përfaqësues Turk kërkoi që pikës së parë të marrëveshjes ti shtohej edhe një klauzolë, që parashikonte “përfshirjen në këmbimin e popullsisë edhe të grekëve me shtetësi osmane që i përkisnin besimit katolik. Unë e refuzova kategorikisht zgjerimin në këtë mënyrë të parimit të këmbimit dhe arrita që të kem sukses në këtë drejtim[1]. Vetëm se Montagna dhe delegatët e tjerë të Shteteve të Antantës të njëjtat përpjekje dhe kujdes që treguan për grekët katolikë do ta kursejnë për shqiptarët myslimanë dhe do të bëhen shkak i një drame të madhe njerëzore.
Me paqartësinë në pikën e parë të marrëveshjes së pranuar në Lozanë për këmbimin e popullsisë Greqia shtie në dorë shansin për të përfshirë në procesin e këmbimit edhe shqiptarët myslimanë. Kjo paqartësi ngrihet si shqetësim edhe në mbledhjen e Nënkomisionit të Shkëmbimit të Popullsisë në Lozanë për të diskutuar njëkohësisht edhe situatën e turqve myslimanë në Greqi, por me garancinë që dha Greqia në lidhje me këtë çështje dhe me mbështetjen që i dhanë kësaj të fundit përfaqësuesit e shteteve që kishin dalë fituese nga lufta, marrëveshja pranohet në këtë formë.
Gjatë zbatimit të këmbimit të popullsisë këtë çështje, që në fakt buronte nga paqartësia në marrëveshje, Greqia e përdor në dobi të interesave të veta. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Lozanës Venizellosi në fakt e pranon një situatë të tillë. Sipas Venizellosit shumica e shtetasve me origjinë greke ishin dërguar nga Anadolli në Greqi. Me anë të kësaj marrëveshjeje ishte garantuar largimi (në mënyrë të detyrueshme) i myslimanëve që gjendeshin në vendin e tij.
Kurse pala turke nëpërmjet kësaj marrëveshjeje garanton juridikisht që grekët ortodoksë që ishin larguar dhe do të largoheshin nga vendi i saj (Anadolli) nuk do të ktheheshin më prapa në Anadoll. Këmbimi i popullsisë, që në fakt në një aspekt kishte qenë i dobishëm për të dyja vendet (Turqi-Greqi), do të përfshinte dhe do të shndërronte në “të këmbyer” edhe shqiptarët myslimanë që jetonin në krahinën e Çamërisë, si një palë kjo e pafajshme dhe që nuk e priste të bëhej objekt i këmbimit. Kështu fati i shqiptarëve do të mbetej në mëshirën e Komisionit të Përzier të Këmbimit, që siç parashikohej do të krijohej një muaj pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi.
Një pikë tjetër e rëndësishme që duhet theksuar këtu është qëndrimi i delegacionit turk në Lozanë. Dr. Riza Nur, kryetari i delegacionit turk, bënte pjesë në Partinë “Liria dhe Pajtimi” (Hürriyet ve İtilaf Fırkası), forcë politike që ishte themeluar në Periudhën e Monarkisë së II Kushtetuese. Këtu Dr. Riza Nur fillon e bashkëpunon me opozitarët me origjinë shqiptare, madje ai akuzohet edhe për përkrahje të kryengritjeve në Shqipëri. Si rrjedhim mund të thuhet që përpjekjet e Dr. Riza Nur, i cili kishte simpati për shqiptarët, në Nënkomisionin e Këmbimit të Popullsisë për të përjashtuar shqiptarët myslimanë të Greqisë nga procesi i këmbimit me popullsinë greke të Anadollit, kanë qenë përpjekje të sinqerta.
Për ta kuptuar edhe më mirë gjendjen e shqiptarëve myslimanë në Greqi do të ishte e dobishme nëse i hedhim një vështrim të shkurtër jetës politike të Venizellosit, i cili vuri në zbatim “Megali Idenë”. Sepse në kohën kur Venizellosi ishte kryeministër, Greqia pas Luftës së Ballkanit jo vetëm që e dyfishoi sipërfaqen gjeografike dhe popullsinë, por ajo fuqizoi edhe ekonominë. Për të bërë realitet Megali Idenë, në Luftën e Parë Botërore Venizellos bashkëvepron me Shtetet e Antantës. Kur Venizellosi ishte Kryeministër, Greqia pushton Izmirin dhe Anadollin Perëndimor. Në këtë periudhë nënshkruhet edhe Traktati i Sevres. Në zgjedhjet 1 nëntorit 1920 Venizellosi hyn në fushatë zgjedhore me hartën e “Greqisë së Madhe”, të shtypur mbi një letër të shtrenjtë në Angli. Venizellos dhe përkrahësit e Megali Ideas i humbasin zgjedhjet dhe kryeministër bëhet Dimitrios Gunaris, i cili nuk kishte besim se Megali Idea do të realizohej me luftën (që vazhdonte në Anadoll).
Përveç grekëve që ishin kundër Megai Ideas një rol ndikues në humbjen e zgjedhjeve nga Venizellosi kanë luajtur edhe identitetet e tjera në Greqi. Në këtë periudhë 39% e popullsisë në Greqinë e Veriut ishte myslimane (dhe shumica e tyre ishin shqiptarë) dhe mendohet që këta i kanë thënë JO Megali Ideas në këto zgjedhje. Ndërkohë që Venizellosi humbet zgjedhjet dhe e braktis vendin, në Greqi kthehet Mbreti Konstantin. Qeveria e re e krijuar nga ata që përkrahin idenë “një Greqi e vogël, por e respektuar”, jo vetëm që nuk e tërhoqi ushtrinë greke nga Anadolli, por në fillim të vitit 1921 ajo ushtron censurë ndaj shtypit dhe pengon kështu informimin e popullit mbi humbjet, dështimet dhe fatkeqësinë që po i ndodhte në Anadoll ushtrisë greke. Kështu Venizellos çlirohet nga barra e dështimit të Megali Idea-s. Mirëpo kundërshtarët e akuzojnë Venizellosin se ai i kishte humbur me dashje zgjedhjet dhe me qëllim për ti ngarkuar mbretit barrën e humbjes së luftës në Anadoll. Pas humbjes që pësoi në vitin 1922 ushtria greke fillon e ndërhyn edhe në jetën politike të vendit dhe i propozon Venizellosit detyrën e përfaqësimit të vendit në bisedimet e paqes në Lozanë. Ndryshimet tronditëse që ndodhën në Greqi pas vitit 1922 gjejnë pasqyrim edhe në politikë dhe në vitin 1928 Venizellos zgjidhet përsëri kryeministër duke pasur këtë herë me vete edhe përkrahjen e grekëve që kishin ardhur nga Anadolli në kuadër të këmbimit të popullsisë.
Në kuadër të Megali Idea-s krahina e Çamërisë (Epiri) në tokat e Greqisë përfshihet pas Luftërave Ballkanike dhe në periudhën kur kryeministër i vendit ishte Venizellosi. E rëndësishme është këtu humbja e zgjedhjeve të 1 nëntorit 1920 nga Venizellosi për shkak të qëndrimit që mbajtën grupe të ndryshme në Greqi kundër Megali Idea-s ndërkohë që në Anadoll vazhdonte pushtimi grek si dhe shqiptarët myslimanë, si një faktor i rëndësishëm brenda këtyre grupeve. Shtojmë këtu që Greqinë në Konferencën e Lozanës e përfaqëson Venizellosi dhe ai është personi që thotë fjalën e fundit në emër të vendit për çështjen e këmbimit të popullatës. Edhe ai ndjek një politikë në drejtim të nxjerrjes jashtë vendit të grupeve të tjera në Greqi, sidomos të myslimanëve. Duke parë këto zhvillime mund të thuhet që jeta politike e Venizellosit ka ndikuar drejtpërdrejt në fatin e shqiptarëve myslimanë në Greqi.
Çamëria ose Tesprotia, siç i thonë grekët, gjendet në zonën e Epirit. Ajo fillon nga brigjet e Detit Jon dhe vazhdon në lindje me Malet Joniane dhe zgjatet deri në Gjirin e Prevezës. Popullsia shqiptare që jeton këtu si paraardhës të saj pranon ilirët dhe që nga koha e ilirëve e prapa është autoktone në këtë krahinë. Një pjesë tjetër e rëndësishme e popullsisë jeton në kasabatë dhe fshatrat e ngritura në të dy anët e Lumit e Kallamatës. Ndërkohë që para Luftës së Parë Botërore 93% e popullsisë së kësaj zone ishte shqiptare, pas luftës raporti i popullsisë shqiptare bie në 50% për shkak se shqiptarët myslimanë ishin detyruar ta braktisnin krahinën. Greqia e pranon pakicën shqiptare, e cila jetonte dhe bënte pjesë brenda kufijve të Traktatit të Sevrës, të nënshkruar më 10 gusht 1920. Krahas kësaj për shkak se popullsia shqiptare ortodokse në rajon nuk prekej, mendohet që shumë shqiptarë myslimanë janë konvertuar në të krishterë. Shqiptarëve ortodoksë u thonë edhe “Arvanitas”[6].
Delegati grek madje edhe në mbledhjen turko-greke të këmbimit të popullsisë, që u mbajt pas nënshkrimit në Lozanë të Marrëveshjes së Këmbimit, e shprehu edhe një herë se qeveria greke nuk kishte ndonjë qëllim për të dërguar jashtë vendit pakicën shqiptare (myslimane) që jetonte në zonën e Epirit. Madje Greqia për të eliminuar shqetësime të tilla tek shqiptarët në datën 6 gusht 1923 i dërgon një letër Lidhjes së Kombeve, përmes të cilës deklaron që pakica shqiptare në Greqi do të përjashtohet nga procesi i këmbimit të popullsisë. Ndërkaq edhe përgjegjësi (përfaqësuesi) grek në Tiranë më 3 tetor (1923) thotë se Greqia do të respektojë përgjegjësitë (që i ngarkon marrëveshja e këmbimit)[7] dhe shqiptarët myslimanë nuk do të jenë objekt i kësaj marrëveshjeje, ata do të përjashtohen nga këmbimi i popullsisë. Por qeveria greke të gjitha këto zotime që kishte dhënë nuk i mban. Përkundrazi në procesin e këmbimit të popullsisë që filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Këmbimit në Lozanë ajo vihet në veprim për ti këmbyer shqiptarët (myslimanë) të Çamërisë, zonë të cilën Greqia e kishte pushtuar pas Luftërave Ballkanike dhe ku shumica e popullsisë ishte e besimit mysliman, me refugjatët grekë që vinin nga Anadolli/ TRT

Dita, ky artikull duket si ato artikujt e sponsorizuar nga TIKA-Turke. Nese objetikvi juaj eshte ti beni “qejfin” Erdoganit ne prag te vizites se tij ne Tirane, atehere bejeni pa kompromentuar krenarine…!
Çfar te shqeteson ty, se nuk ka te verteta? Apo je nga ato spiunet greke qe si vemje e krimba ndotin forumet shqiptare.
ALLAHU AKBER.
Ky artikull zyrtar i risjelle sot per qorrat dhe kelyshet pasardhes te E, Venizellos eshte nje pike ne oqean me historine reale te fatkeqsise sone komtare nga fqinjet tone grabitqare ne ujdi dhe me fuqite e medha fituese e humbese te lufterave duke na perdorur si plaçke tregu , ne Geqine aktuale perveç Peloponezit qe ishte thuajse orthodhokse pjesa tjeter ishte myslimane e konvertuar ne krishterim pas revolucionit grek te 1821 , shtoi kesaj historie dhe sundimin afro 500 vjeçar turk qe shkaterroi deri ne maksimun genin arberor duke marrre mergimin neper bote
GJATE PAVARESIMIT TE PELOPONEZIT NE PRILL 1821, JANE EKZEKUTUAR 40,000 CIVILE MUSLIMANE.
EKZEKUTIMI ESHTE BERE ME GJAK TE FTOHTE, PASI USHTRIA KISHTE LENE KAZERMAT PER TE RRETHUAR ALI PASHEN NE JANINE.
KESHTU E FITOI GREQIA PAVARESINE.
DHE DUHET THEKSUAR SE BANDITET DHE GRABITESIT QE “SOLLEN PAVARESINE”, NUK BENE AS EDHE NJE BETEJE ME USHTRINE OSMANE, DHE AS EDHE NJE USHTARAK NUK ESHTE VRARE GJATE KESAJ KOHE.
ZOTI asht i madh dhe do t’a pastroje kete popull nga kolera turko.otomane….
Traktatet turko-greke dhe turko-jugosllave per shkembime popullsish,jane ne fakt per spastrime etnike te shqiptareve nga trojet e tyre mijevjecare.Kaq shume na kane dashur turqit,sa na donin te gjithe ne Anadoll.por tokat tona i bene kurban per greket dhe shkjete.Me keto traktate fillon tragjedia e Camerise.Te mbash syte nga Turqia eshte si ai pelivani mbi shkop,qe ni mban syte nga humnera.
Kur nje popull nuk arin te integrohet ne kulturen e vendit,atehere lindin kto probleme qe ata qe ndjehen turq ne vetvete e kulture ti drejtohen shtetit meme turqise,kurse per ata qe integrohen shpejt e nuk kundershtojn politiken e kulturen e shtetit ku jetojn behet vertet shtetas te dobishem ndaj shoqerise e kultures se ktij shteti!
Ne rastin e greqise apo te jugosllavise besoj se esht bere me vetdijen e ndergjegjies se cdo qytetari qe te ket vertet krenari kombetare kur dikujt i esht duk vetja turk dhe nuk esht e then qe te besoj politiken e jugosllavis apo te greqis e ka zgjedh per atdhe turqine e poliken e saj?
Ataturku beri nje seri reformash,qe ta afronte turqin me europen duke ndryshuar dhe alfabetin nga arabisht ne latinisht,bile edhe duke emacipuar gruan e veshur me ferexhe ne fytyr te hapur e kozmetiken qe ta bej gruan nje faktor zhvillmi te ekonomis!
Ataturku themeluesi i shtetit Turk, ne kushtetuten e Turqise vendosi qe `Turqia eshte shtet laik`, ndersa presidenti Recep Taip Erdogan per te mos humbur parti e tij. ne tubimet qe eshte duke mbajtur per te grumbulluar vota, mban ne dore kuranin duke mos i perfille pjesen tjeter te popullsise qe nuk eshte e besimit mysliman. Pra shkele me kembe kushtetuten e Turqise.
Nje person qe shkele kushtetuten e vendit te tij nuk eshte gje tjeter vecse diktator.
Pamvarsisht se Republika e Shqiperise e ka aleat sot Turqine post Ataturkut, pamvarsisht se shteti grek eshte pergjegjesi kryesor per te tragjedin dhe problemin Çam, per hire te se vertetes historike ndaj sjelljes qe Turqia ka deshmuar ndaj Çamerise dhe Çameve deri ne debimin e tyre nga vatrat mijravjecare nga shovinizmi grek, ajo implikohet dhe eshte po fajtore qe ka ndihmuar per interesa te veta spastrimin e Çamerise. Ne se greket shfrytezuan situaten dhe marreveshjen e Lozanes per kembimin e popullsise greke te Turqise me myslimanet e Greqise: 1- perse zyrtarisht Turqia nuk ndaloj dhe te kthente mbarapshe mbi 10 mije familje çame dhe shqiptare nga zona te veriut te Greqise qe te mos shpopullonin vatrat e tyre ne ate kohe, por mbylli syt dhe i konvenonte interesve te saja, pavarsisht kontributit individual te ndonje zyrtari turk qe na shitet ketu si qendrim zyrtar?
2- Perse organet zyrtare turke te kohes ato te gjendjes civile kur rregjistruar popullaten çame qe sapo kishte mbritur jashte deshires dhe vullnetit te tyre nuk ju njohen mbiemrat e tyre te origjines por ne menyre diallezore u dhane mbiemra turk gje qe ndihmuan per asimilimin e tyre dhe fshirjen e memorjes se nga kishin ardheur duke varrosur shpresen e tyre qe te ktheheshine ne token e te pareve.
3- Si eshte statusi dhe gjendja e ketyre shqiptareve te Çamerise sot ne Turqine “mike”?!
Kur Kosova fitoj pavarsine zyrtarisht me kerkesen e Turqise ju dha status njohje minoritetit turk ne Prizeren, perse shteasit turk me origjine Çame dhe ata nga trojet e tjera te mos kene zyrtarisht nje status apo gjuhe zyrtare shqipe?!!!
4- A kane te drejte Çamet e Turqise te vizitojne lirshem vatrat stergjshore dhe te kerkojne te drejtat e tyre pronesore? A ka interesim zyrtar turk per t`u mundesuar ketyre shtetaseve kete te drejte?
Me keqardhje pavarsisht rolit miqesor ndaj Republikes se Shqipersise dhe konsideraten per kete, a nuk duhet qe Turqia e sotme te kerkoj ndjese per trajtimin jo korrekt ndaj shqiptareve te Çamerise dhe dobesimin ekzistencial te Çamerise, per ndihmesen e gabuar qe u dhane grekeve me 1923-24 per boshatisjen e kesaj Krahine te banuar nga shqiptaret?!! Sepse keshtu miku i vertet do te ndihmonte ne ndrcimin e tragjedise Çame dhe do te pranohej me llogjike si mik.!!!
Krye armiku dhe krye e keqja e kombit shqiptar, ka qene dhe do mbetet, kolera turke ne bashkepunim te fshehte e te hapur, me greko-sllavet….Historia e vjeter dhe ajo e re e tregon perdite kete gje…Kush nuk ka sy me pa, kurre mos pafte…Kush nuk ka veshe ,kurre mos degjofte….Ajo ne bashkepunim me jashteqitjet e veta alla shqiptare, ja ka arritur qellimit duke na deformuar identitetin dhe duke na paraqitur para botes si zone influence te veten, si popull vlla mysliman….Edhe financimi i lapidarit te Mehmet pushtuesit ne Tirane, si objekti me i madh ne rajon, tregon qellimin djallezor (ne fakt jane perfaqesues te djallit), dhe te helmuar, qe kane ndaj popullit tone….
“Por qeveria greke të gjitha këto zotime që kishte dhënë nuk i mban.”
E KUR I KA MBAJTUR ZOTIMET “QEVERIA GREKE”??
mos vallë nuk po i shohim sot??
mos vallë qi prasi po i mban zotimet??ju a lëpin europianëve,firmos ça i kërkojnë dhe kur shkon në greqi bën si gjel!!nxjerr gjoksin para dhe bën të kundërtën e asaj që ka firmosur!!
gërk hesapi!
Me e rendesishmja nga te gjitha mendoj une,eshte botimi dhe njohja me keto dokumente qe tregojne se çfare padrejtesish te medha,te pariparueshme dhe me pasoja tragjike i jane bere popullit tone prej fillimit te shek.XX.Ne si popull,si shqiptare duhet ta njohim me themel historine tone,te njohim faktet,ngjarjet,shkaqet dhe arsyet qe i kane sjelle keto ngjarje.Sepse,problemet me greket jane edhe sot te hapura,bile shume me shqetesuese se sa e mendojme ne.Ne rast se Pavaresimi i Kosoves eshte nje akt i madh drejtesie prej komunitetit nderkombetar,(natyrisht edhe prej gjakut e sakrifices se vete popullit shqiptar te Kosoves),ky eshte vetem fillimi.Ne e dime se çfare ka ndodhur me pjeset e tjera te trojeve shqiptare,si eshte rrudhur vashdimisht ne siperfaqe e popullsi,qofte ne pjesen sllave(Serbi,Mal te Zi,Maqedoni),qofte ne pjesen greke.Por,problemi del i mprehte dhe me pasoja negative edhe me tej,ne rast se ne si popull,sidomos elita politike dhe intelektuale,nuk jemi te pergjegjshem per ate se ç`jemi dhe ç`fare kerkojme.Politikane dhe qeveri te koruptuara dhe pa ideal kombetar kane lejuar ne keta 25 vjet nje degradim renqethes te idealit kombetar ne popull dhe sisomos tek te rinjte,kane lejuar leshime skandaloze politike dhe ekonomike ndaj Greqise,(Janullatosi,shkollat greke ne disa qytete te jugut,pranimi dhe “perkedhelja” e elementit grek ne qeverisje,leshimet dhe kontratat antikombetare te karakterit ekonomik,etj).Ne rast periudha 1990-2000 ka qene e veshtire per vendin tone,nuk mund te themi se eshte sot me 2015,sodomos ne krizen e thelle ku eshte e zhytur Greqia.Çfare po ben politike jone ne kete periudhe ne aspektin politik kombetar? Nanuriset me gjera te kota,me grindje te brendshme te pafundme,korupsion,”reforma” qe s`kane fund kurre,etj.Nga ana tjeter,ne si popull,sidimos te rinjte,duhet te behemi plotesisht te ndergjegjshem per historine tone dhe “plaget” tona,interesat tona,fuqine tone,por edhe defektet e medha qe kemi.Sepse vetem keshtu do te dime te mbrohemi,te luftojme dhe te fitojme.Pyetja qe duhet t`i bejme vehtes eshte: sa e ndihmoj une vendin tim? Po,une e ndihmoj vendin dhe popullin tim te ece perpara,kur:
-punoj ndershmerisht dhe me perkushtim ne detyren time,
-nuk behem pjese e abuzimeve te çdo lloji qofshin,
-luftoj me fjalen time te lire te keqen,negativen,te shemtuaren,regresiven,kudo qe e shoh.
-perhap dhe propogandoj te vertetat historike,te kombit tone.Nuk i ngateroj ato me gjerat e dites,te cilat ia zene frymen medias dhe rjeteve te ndryshme.
-tregoj ne çdo rast edukate te larte dhe sens bashkepunimi,per te miren e pergjithshme.
-nxis femijet e mij,nxenesit,drejt kultures dhe dijes,drejt perparimit dhe rruges se drejte.
Mund te rendisim edhe shume gjera te tjera.Por ama keshtu do te ndjeheshim te qete,ne qe mendoj se na dhemb ky vatan,dhe e kuptojme ku jemi.
Postimi me inteligjent dhe me qarte per ato qe aktualisht lidhen dhe me shkrimin dhe jo me nacionalizma fetare dhe fyerje